Meta: Rama është i pashpresë, e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm!

Meta: Rama është i pashpresë, e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm!

11:18, 23/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë fjalën para protestuesve të mbledhur përpara Kuvendit të Shqipërisë duke shprehur bindjen se populli mbarë, jo vetëm ai opozitar, e ka kuptuar se kreu i qeverisë Edi Rama nuk duhet dhe nuk mundet të qëndrojë më në pushtet. 

"Ai - tha Meta, -  do të ikë njëherë e përgjithmonë, së bashku me sektin e tij që i ka bërë dëme këtij vendi më shumë se çdo pushtues i huaj.  Ka pasur pushtues që kanë lënë disa vepra të mira në këtë vend, por ky sekt bastardësh vetëm dëme i ka bërë vendit tonë, shtetit dhe interesit tonë kombëtar.

Unë vij nga Partia Socialiste. Edhe socialistët apo ish-socialistët e dinë shumë mirë. Duhet t’u them një histori se si shpjegohet që u katandis ky parlament, që përjashtohet prof. Edmond Spaho, prof. Tritan Shehu, që përjashtohen tërë ato gra e deputetë të nderuar për nj fjalë goje, po sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, por edhe sepse e ka shuar edhe atë PS që ekzistonte, e ka uzurpuar, e ka fshirë dhe prandaj Shqipëria sot vuan nga kartonokracia.

Mos u habisni sikur t’u japë urdhër atyre kartonëve të vet që të mos ngelet asnjë deputet i opozitës në parlament, jo nga ata që i ka blerë, i ka futur në xhep, i ka futur si aksionerë në të gjitha koncesionet që ka bërë, por edhe një i vetëm e tmerron se e tmerron e vërteta, e tmerrojnë firmat që ka hedhur fët e fët për të vjedhur miliarda e për të blerë McGonigalët për të vrarë opozitën dhe pluralizmin në Shqipëri. Po pse?!  Sepse dëshiron ta kthejë Shqipërinë në një ferr të vërtetë për shqiptarët e ndershëm dhe t’i përzërë ose nënshtrojë nëpërmjet varfërimit të tyre. Ndaj do të shkatërrojë edhe pluralizmin ndaj është tani dhe i pashpresë sepse të gjithë e kanë kuptuar jo vetëm populli opozitar që është pa fund, por të jeni të sigurt që e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm.

sepse nuk krahasohemi dot as me shtetin më të ri në rajon, me Kosovën. Buxheti i Shqipërisë është 4.9 miliardë euro, ndërsa në Kosovë, 2.5 miliardë euro për vitin 2021, dyfishi. Por çfarë ndodh?! Një familje në Shqipëri me ndihmë ekonomike ka përfituar 58 euro në muaj, kurse në Kosovë ka përfituar ndërmjet 100-120 euro në muaj. Nuk është dy herë më pak, është katër herë më pak, sepse buxhetin e kemi dy herë më shumë. Pra, ne kemi dyfish buxhetin më të lartë por japim dy herë më pak.

Niveli mesatar i pensioneve në Kosovë është 300 euro ndërsa në Shqipëri pensioni i pleqërisë në zonat urbane është 140 euro ose më pak se gjysma e Kosovës ndërsa në zonat rurale është 79 euro apo gati sa ¼ e Kosovës.

Në Kosovë, pagat e pedagogëve janë gati dyfishi i pagave të pedagogëve tanë këtu në Shqipëri, që edhe dje u ngritën në protestat më të drejtat dhe më legjitime pas mungesës së reflektimit nga kjo qeveri arrogante që e ka mendjen vetëm për të vjedhur, për të demotivuar pedagogët, mësuesit e mbi të gjitha të rinjtë për të qëndruar këtu dhe ta shohin të ardhmen në vendin e tyre.

Prandaj, edhe injoron kërkesën e studentëve tanë, që çfarë kërkojnë?! Edhe ata për shkak të rritjes së çmimeve, kërkojnë 100 euro në muaj mbështetje nga qeveria si studentët e Kosovës prej kohe.

Nuk dua të bëj krahasime të tjera se sa jep kjo qeveri për mbështetjen e bujqësisë dhe të blegtorisë, se sa jep Kosova, se sa jep Maqedonia, sepse nuk ka lidhje aspak kjo gjë.

Është e qartë se kemi të bëjmë me nj bandë që është deligjitimuar totalisht. Është e qartë se ka kapur të gjitha institucionet.

Dhe kur rrëzohen institucionet, ngrihet populli. Kur ngrihet populli dhe rivendoset llogaridhënia, bien çmimet, ndëshkohen ata që firmosin fët e fët për miliarda euro, se edhe tani që unë flas këtu vazhdon pagesa për inceneratorët ndërkohë që pronarët me letra janë në kërkim ndërkombëtar. Sepse pronari i vërtetë është ai që imponoi 17 vendime qeverie të paligjshme në një mbledhje qeverie, Kryeministri në largim Edi Rama.

Ai është mësuar të shtyjë ditët duke ua futur shokëve. Kështu ia futi Saimirit, pasi e përdori për qëllimet e veta. Kështu ia futi Lefterit. Kështu tani i ka lajmëruar të gjithë që do t’ia fusë Arbenit, ndaj, ju ish-kolegë socialsitë mblidhuni dhe jepjani edhe ju dënimin e merituar që të mos keni një fat shumë më të hidhur sesa PASOK-u sepse populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij, pluralizmi në këtë vend jo vetëm do të rivendoset por  armiqtë e demokracisë të interesit kombëtar dhe të shtetit të Kosovës do të marrin ndëshkimin e merituar.

Edhe një përshëndetje për Doktorin dhe për të gjithë ju, për pasionin e tij të jashtëzakonshëm – tha në fund Meta. - Jam i sigurt se sikur çdo demokrat e demokrate në moshën 20-vjeçare do të punonte me 1/5 e pasionit të tij, në këto 80 ditë që kemi përpara, nuk do të ngelej asnjë bashki në hartën e Shqipërisë që të votojë më për këta hajdutë që në katër vite i patën të gjitha bashkitë, të gjitha këshillat, bënë gjithçka vetë dhe i falimentuan gjysmat e tyre! Fitore!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco