Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Dyfishimi i çmimit të patentës, Berisha: S'ka të ndalur vjedhja. Gonxhe ushtar i bindur i Ramës!

Dyfishimi i çmimit të patentës, Berisha: S'ka të ndalur vjedhja. Gonxhe ushtar i bindur i Ramës!

19:18, 22/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, për të dyfishuar çmimin e patentës. 

Në një postim në rrjetet sociale, lideri demokrat shkruan se edhe ky vendim është në vazhdën e abuzimeve dhe vjedhjeve qeveritare. 

Berisha e quan Blendi Gonxhen ushtar të bindur të Edi Ramës, ndërsa shton se Shqipëria ka rrogat më të ulëta në rajon, por kryeson për çmimet më të larta.  

Postimi
Gonxhe dyfishon çmimin e patentave! 
Patenta në Shqipëri me koston më të lartë në rajon!

Te dashur miq, 
qeveria nuk ka të ndalur me abuzimet dhe babëzinë që ka, për të vjedhur çdo qindarkë të shqiptarëve. Blendi Gonxhe, ushtari i bindur i Ramës, ka dyfishuar çmimi e patentave. Shqipëria renditet e fundit në rajon për rrogat, ndërkohë që kryeson në renditjen për çmimet më të larta. Kjo vjen si pasojë e një qeverisjeje kriminale, anti-shqiptare, që vjedh, vjedh dhe vetem vjedh, dhe që po mjeron e përze shqiptarët nga vendi. 

Këta hajdutë meritojnë përgjigjen më të ashpër për padrejtësitë që po i bëjnë Shqipërisë! 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco