Berisha: Helidon Bendo iku sepse SHISH përgjoi takimet Rama-McGonigal

Berisha: Helidon Bendo iku sepse SHISH përgjoi takimet Rama-McGonigal

19:22, 22/02/2023
A+ Aa A-

Pa më shumë seç duhej prandaj iku.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë takimit me anëtarët e grupit parlamentar, u shpreh se kreu i SHISH, Helidon Bendo u shkarkuar sepse akuzohet se ka përgjuar takimet e Edi Ramës me Charles McGonigal.

‘Thonë që Helidoni është viktimë se i pa. Ai duhet të flasë dhe të deponojë. Po të dojë edhe në Kongresin amerikan të shkojë të ndihmojë. Nëse është kjo, ai meriton një vlerësim. Nëse nuk është kjo, prapë mbetet enigmë. U kry një veprimtari nga më mizoret.

Nuk e bëri Dennaro këtë, me dennarot e tij këtu. Jo mo, këtë e bëri kryeministri i Shqipërisë, e bëri kryezbuluesi i FBI, kjo tejkalon edhe imagjinatën hollivudiane.

Edi Rama kërkon t’i shpëtojë kësaj, por nuk mund t’i shpëtojë kësaj kurrë. Prapa diellit të shkojë, ai do u thotë shqiptarëve gjithçka për këtë. Merrte në mbrojte McGonigalin kur thoshte: hante mish e pilaf se ashtu ishte puna e FBI.

Puna e FBI për të këputur gjobat dhe mbush xhepat e veta, të Edi Ramës dhe enturazhit të tij’, tha ditën e sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha në takim me grupin parlamentar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco