Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Spahia takim me ambasadorin italian: Bashkëpunimi dhe zhvillimi i projekteve të reja fokusi kryesor

Spahia takim me ambasadorin italian: Bashkëpunimi dhe zhvillimi i projekteve të reja fokusi kryesor

19:17, 22/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me ambasadorin Italian në vendin tonë z. Fabrizio Bucci.

Spahia është shprehur se qëllim i takimit kishte në fokus thellimin e bashkëpunimit mes Shkodrës dhe Italisë, rritja e prezencës së bizneseve italiane në qytetin tonë, implementimi i një sërë nismash që kanë në fokus rininë, turizmin, artin e kulturën.

Postimi i Spahisë:

Italia  është një prej shteteve mike dhe ndër partnerët më strategjik të Shqipërisë 

Kënaqësi të zhvilloja një bisedë të gjatë dhe mbushur me ide e projekte me ambasadorin Italian në vendin tonë z. Fabrizio Bucci. Thellimi i bashkëpunimit mes Shkodrës dhe Italisë, rritja e prezencës së bizneseve italiane në qytetin tonë, implementimi i një sërë nismash që kanë në fokus rininë, turizmin, artin e kulturën etj, do të jenë prioriteti i punës tonë të përbashkët.

Jam besimplotë se qytetarët do t’i shohin brenda një kohe të shkurtër frytet e këtyre bashkëpunimeve, ndërsa u ndalëm edhe tek rëndësia që ka për ne Italia, si një shtet ku sot japin kontributin e tyre më shumë se gjysëm milioni shqiptar.

Me ambasadorin Bucci u ndalëm edhe tek zhvillimet politike në Shqipëri dhe rëndësinë që ka për qytetarët proçesi zgjedhor i 14 Majit, duke dëshmuar rëndësinë e votës së lirë dhe përmbushjes së standarteve.

Italia do të mbetet përherë një aleate e vyer e jona

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco