Sokol Shameti: Mazhoranca në moment të vështirë, po tenton të relativizojë skandalet

19:00, 22/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari Sokol Shameti deklaron se skandalet qeveritare, si ai i fundit i Edi Ramës me Charles McGonigal, do kenë kosto për mazhorancën në zgjedhjet e 14 majit. 

Në Task Force me gazetaren Sonila Meço, Shameti tha se mazhoranca është në një moment të vështirë, teksa po tenton me çdo mjet t'i trajtojë skandalet si normalitet për shoqërinë. 

"Mazhoranca është në moment të vështirë në një kohë tepër kruciale, para një sfide elektorale. Çdo gjë që ndodh përkthehet në rezultat elektoral. Mazhoranca po mundohet të gjejë çdo lloj artifice dhe mjeti që ka në dorë për të relativizuar skandalet", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco