‘Rilindja është kthyer në kartonokraci’/ Meri Lika: Parlamenti nuk kontrollon më, zgjidhje protestat

18:52, 22/02/2023
A+ Aa A-

Aktivistja Meri Lika e ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv e ka konsideruar pushtetin rilindas si një kartonokraci pasi sipas saj votohet çfarë duan vetë pushtetarët.

Sipas Likës, Parlamenti është kthyer në një mjet jofunksional e për këtë zgjidhja e vetme për skandalet e njëpasnjëshme që po ndodhin në qeveri janë protestat.

"Edi Rama tani ndihet jokomod kur gjen përballë një opozitë që bën detyrën e saj, kërkon që të ketë një komision hetimor, të hetohet kryeministri për aferën që ka bërë, e jo vetëm atë por dhe aferat e tjera që po ndodhin përdit në Shqipëri me inceneratorët, etj. Duke qënë se ka qënë gjithmonë komod , me disa deputet që dilnin dhe ngrinin kartonat, ai vazhdon edhe kërkon ta ketë edhe në këtë legjislaturë, të mos shqetësohet fare çfarëdo që të ndodh.

E vetmja mënyrë për të arritur këtë është me anë të kartonëve, prandaj unë i quajta kartonokraci sepse ata votojnë çfarë të duan vetë. Madje janë edhe të pamoralshëm sepse dalin dhe e mbrojnë këtë gjë sepse mendojë që duhet të kenë pak cipë, pak moral, pak etikë që mos të mbrojnë një gjë që është e pambrojtshme.

Në intervistën me Blendi Fevziun filloi arroganca kur e pa që mbaruan pyetjet për amerikën dhe filluan të kapeshin pyetjet për inceneratorët. Aty u ndje komod, ndryshoi ngjyrën e fytyrës, mori pozicion tjetër dhe filloi të bënte arrogantin që bën gjithmonë  dhe tha ‘do shkoj kur të dua, do bëj çfarë të dua, do them çfarë të dua dhe komision nuk do të ketë’ e nuk diskutohet që nuk do të ketë.

Kjo nuk do të ndodhi kurrë edhe pse procedurat po bëhen fallco, sikur do bëhet një votim, por rezultati i votimit tashmë dihet. Problemi tjetër është drejtësia e re që na dhuroi bota bashkë me kryeministrin. Kryeministri do ta shmangi përgjegjësinë individuale për aq kohë sa ka kartonat në dorë. Parlamenti nuk është më mjet për ta kontrolluar, kanë mbetur vetëm protestat", tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco