Strazimiri: PD nën sulm, rrezikon asgjësimin nga Rama, duhet një akt vetëmbrojtje!

18:09, 22/02/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri u shpreh në Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, se PD është nën sulm dhe goditje nga Edi Rama.

Sipas tij, PD rrezikon asgjësimin dhe duhet një akt vetëmbrojtje për t'i bërë ballë sulmeve nga Rama. 

Zvarritja e çështjes për vulën nga Gjykata, tha Strazimiri është rrjedhojë e dorës së zgjatur nga kryeministri.

"PD është nën sulm, nën një goditje që po shkon deri në asgjësimin e saj, siç është rasti i vulës. Është dora e qeverisë se arsye juridike nuk ka të jemi në këtë situatë. Nuk ka më asnjë dyshim që është dora e zgjatur qeverisë. Kjo opozitë duhet të bëjë detyrimisht një akt vetëmbrojtje. Në rast se nuk jepet vula? Në bindjen time është "casus belli", është shpallje lufte. Unë prandaj them që nuk ka një skenar. Jemi nën sulm, jemi në limitet e vetëmbrojtjes, duhet të vetëmbrohemi. Vetëmbrojtja ka vetëm një parim që të jetë e ligjshme, që mbrojtja e jetë proporcionale me sulmin që merr. 4 marsin nuk mund ta imagjinoj nëse nuk më thua dot cili do të jetë tre marsi në drekë", u shpreh Strazimiri. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco