VIDEO/ Kush është Xhorxh Sorosi? Gazetari i njohur amerikan zbulon sekretet e manjatit të majtë

18:34, 22/02/2023
A+ Aa A-

Ky këtu është Xhorxh Soros, 92-vjeçari, financiari dhe miliarderi hungarez që themeloi fondacionin ‘Shoqëri e Hapur’ duke investuar miliarda dollarë të cilat shkojnë për të financuar betejat e krahut të majtë në të gjithë botën.

Megjithatë, përpos faktit se paratë e Xhorxh Soros fshihen pas shumë grupeve që ne tashmë i shohim në media, fakti që ai financoi një numër prokurorësh të përgjithshëm në të gjithë vendin, përpos faktit se ai vazhdimisht dhe në mënyrë konsistente është donatori më i madh i fushatave elektorale në çdo cikël zgjedhor, ne dimë shumë pak rreth tij.

Puna e tij është e mbuluar me një mantel misteri dhe nëse guxoni të flisni për të publikisht, etiketoheni si komplotist. Ai është me të gjithë kuptimin, njeriu pas perdeve. Në mënyrë që të hedhim një sy pas kësaj perdeje, kemi mundësinë të ulemi dhe të intervistojmë Matt Palumbo, një gazetar investigativ dhe autori i librit ‘Njeriu pas perdes’, brenda rrjetit sekret të Xhorxh Soros.

Dhe për shkak të punës së tij investigative, ai ka ofruar një pikëpamje të rrallë brenda rrjetit që ka krijuar Xhorxh Soros.

GAZETARI: Pra, ne jemi këtu me Z.Matt Palumbo që është autori i këtij librit këtu ‘Njeriu pas perdes’ që në një farë mënyre shpalos figurën në hije që është Xhorxh Soros, i cili është bërë hekurudha e tretë e diskutimit ndërkombëtar, një temë tabu që nuk lejohet ta diskutosh. Ai financon gjithçka por sapo përmendet emri Xhorxh Soros, ju keni mbaruar. Matt Palumbo, faleminderit që na u bashkuat. Pra, le të fillojmë duke parashtruar skenarin për audiencën. Mendoj se shumica prej tyre besojnë se Xhorxh Soros egziston, se ai është aty diku, është figura në hije, por nuk lejohet të flasësh për të. A mund të na e parashtrosh figurën e tij, nga erdhi dhe si u shndërrua në personin që është sot?

MATT PALUMBO: Xhorxh Soros lindi në fillim të shekullit të 20, qartësisht sepse tashmë është në të 90-tat, idealisht drejt fundit të jetës së tij duke marrë parasysh edhe arkivat për jetën e tij. Ai lindi në Hungari dhe u arratis nga vendi në përpjekje për t’u larguar nga nazistët dhe Holokausti. Ekziston kjo ideja në internet se Soros ishte nazist por kjo gjë mbetet mit. Edhe pse një version më i thjeshtë i kësaj ideje është i vërtetë. Në Hungari ai ishte në mbrojtjen e dikujt që e kishte vendosur babai i tij, kumbarin e tij. Soros dhe kumbarit të tij iu caktua një detyrë nga nazistët që të zhduknin hebrenjtë nga popullsia vendase. Kjo ishte në një kohë më të hershme, përpara Holokaustit, kur nazistët po rekrutonin hebrenjtë nga popullsia vendase. Shumica e këtyre hebrenjve kishin idenë e gabuar se nëse i ndihmonin nazistët duke shërbyer si mekanizma deportimi apo konfiskimi të hebrenjve të tjerë, ata do të përjashtoheshin nga rregulli. Sigurisht në fund kjo nuk rezultoi e vërtetë. Por,Soros ndihmoi me këtë gjë. Është një intervistë vertët zbuluese, në 60 minuta ku moderatori Steve Kroft e përmendi këtë gjë dhe i dha Soros mundësinë për të shpëtuar nga këto akuza. ‘Sigurisht kjo nuk ishte diçka që ti doje ta bëje, ti nuk doje të bashkoheshe me këtë gjë’ dhe Soros është në fakt shumë i qetë dhe thotë ‘Jo, ishte dicka që më pëlqeu ta bëj dhe nëse nuk do e bëja unë do ta bënte dikush tjetër’. Tani ky i ashtuquajturi Kumbari me të cilin Xhorxh Soros ishte dhe që pa dyshim i ka shpëtuar jetën, Soros në asnjë pikë të jetës së tij nuk e ka identifikuar se kush ishte kumbari i tij. Ai me sa duket vdiq disa vite më parë. Do të ishte në 2020 që ky person do të identifikohej dhe e përsëris, Soros nuk e falenderoi kurrë personin që i shpëtoi jetën. Pra, ky është lloji i personit që ai është dhe kjo është vetëm një histori gjatë viteve të tij në adoloshencë. Kemi pak a shumë një ide të tipit të personit që ai është. Kur ishte koha që ai të shkonte në universitet, ai vendosi të shkojë në Londër, ku ndjek Universitetin e Londrës për Ekonomi. Këtu ai njeh personin e quajtur, Carl Popper i cili krijoji konceptin e quajtur ‘Shoqëria e Hapur’ mbi të cilin mori emrin edhe fondacioni i Soros. Një nga gjërat e çudiçme gjatë punës kërkimore për këtë gjë, është fondacioni ‘Shoqëria e Hapur’ në letra dhe se si e interpretoi Soros. Mund të shohim që ka gjithë llojet e ideve liberale, shumë rrallë ka qëllime të caktuara dhe pasojat janë të gjitha të njëjta. ‘Shoqëria e Hapur’ supozohet të jetë një shoqëri që vlerëson individin, shumë mendjehapur, nuk i bindet dogmave, e vetmja gjë e krahut të majtë që përmendin aty dhe përcaktimi zyrtar është që ata promovojmë drejtësi shoqërore. Por, në letra supozohet të jetë një gjë tepër liberale dhe dikush do mendonte se është në fakt ajo që Amerika përmban. Carl Popper vetë ka thënë që e sheh Amerikën si mishërimi i një shoqërie të hapur. Nga ana tjetër, Soros thotë se Amerika është antiteza e kësaj. Pra, ai studioi dikë që zyrtarizoi termin por qartësisht interpretimi i tij i një shoqërie të hapur është e plotësisht e kundërta. Ai është më shumë globalist, më egoist dhe në fund të fundit narcist.

GAZETARI: Më lejoni t’ju pyes për këtë. Libri që e influencoi atë më shumë sipas punës suaj kërkimore, është ky libri i Carl Popper ‘Shoqëria e Hapur dhe Armiqtë e saj’. Nëse dikush nuk është i familjarizuar me këtë shoqëri, nga ajo që kuptoj unë dhe më korrigjoni nëse gaboj, ajo promovon individualizmin, demokracinë dhe gjëra të kësaj natyre. Pra, nga kërkimi juaj, si e balancon Xhorxh Soros këtë lidhjen mes të besuarit në këtë shoqëri deri në pikën ku emëroi fondacionin në bazë të tij, të demokracisë, individualizmit. Por në të njëjtën kohë, deri diku, ai punon kundër demokracisë dhe individualizmit duke u përpjekur të fshijë shtetet sovrane, duke u përpjekur të shtyp lëvizjet populiste etj. Si i balancon ai këto të dyja?

MATT PALUMBO: Unë do të thoja që këtë gjë në të majtën, ne e shohim shpesh. Ku ata pretendojnë se po bëjnë diçka për hir të vlerave të shoqërisë. Kjo është thjesht një maskë. Dua të them që ne e shohim këtë gjë pothuaj tek çdo grup liberal, drejtësi racore e kësaj… Pra, mbase ata thjesht e vendosin fjalën ‘drejtësi’ në gjërat më të zakonshme. Drejtësia e riprodhimit në lidhje me abortin etj. Pra, është në të gjitha lëvizjet e krahut të majtë është ajo që ata thonë se gjërat janë dhe pastaj kemi se si janë në të vërtetë. Kjo është një motiv i zakonshëm në 20 vitet e fundit. Në veçanti fjalët kanë humbur të gjithë kuptimin e tyre. Edhe nëse aksidentalisht i thërrisni dikujt me përemrin e gabuar, do të kishte dhunë. Nëse një antifa do të godiste me grusht një zonjë të moshuar, kjo me sa duket nuk është dhunë. Ne e shohim këtë gjë edhe në legjislacion. Ku çdo titull i projektligjeve është një reklamë për ligin. Ata e bënë këtë gjë me çmimet e gazit kohët e fundit ku kishin ligjin e titulluar ‘ligji kundër rritjes së çmimeve’ dhe nëse votoni kundër saj, ju jeni pro rritjes së çmimeve. Në realitet nëse do të votonit ligjin do të miratonit shkurtimet e gazit. Por, emri i ligjit ka një qëllim që kur të raportosh për të titulli do të jetë thjesht ‘Republikanët nuk votuan ligjin kundër rritjes së çmimeve’. Personat me kapacitet të ulët të cilët lexojnë vetëm titullin dhe nuk kuptojnë bazat e ekonomisë, do të shohin vetëm atë mesazh. Unë mendoj se Soros përfiton shumë nga kjo gjë. Një nga gjërat që do të hyjmë në sferat të ndryshme të influencës, një ndër gjërat që ai bën në në vendet e varfra është gjithmonë një lloj kolonizimi ideologjik. Ai vendos organizata jofitimprurëse në këto vende dhe ata ndërtojnë shkolla e spitale, gjëra që njerëzit i pëlqejnë. Por, është gjithmonë kjo mjegulla progresive gjithëpërfshirëse që nëse dikush thotë, shiko se kemi një vend ku askush nuk di asgjë për edukimin seksual, ata e plotësojnë këtë nevojë. Por, njëkohësisht do të merrni edhe këtë versionin e çuditshëm liberal të lëvizjes trans-përfshirëse që nuk egzistonte 20 vite më parë. Kështu operon ai dhe unë vërtet nuk mendoj se ai beson në këtë ‘Shoqërinë e Hapur’. Ai ose e ka keqkuptuar ose është thjesht një mburojë sa për të thënë që ne besojmë këtë gjë. Do të ishte sikur unë të thoja; ‘Unë jam Matt Palumbo dhe qëndroj për lirinë dhe drejtësinë’ dhe sa herë të bëj diçka që vjen në kundërshtim të kësaj, unë të dal dhe të them që jo, jo unë jam për drejtësinë.

GAZETARI: Me këtë rast më lini t’ju pyes nëse ju mendoni se ai përdor këtë filozofinë e Shoqërisë së Hapur si një lloj mburoje sepse disa njerëz që janë cinik thonë se kjo është për të mbledhur më shumë pasuri dhe më shumë fuqi. Por, në të njëjtën kohë pyes veten sepse edhe në librin tuaj ju përmendni që në momentin që ai arriti 25 milion dollarë, ai tha se kishte mjaftueshëm para dhe do e përdor pjesën tjetër të jetës për filantropi. Që atëherë ai sigurisht ...

MATT PALUMBO: Ai arriti 40 miliardë. Po. Qartësisht ai nuk është shumë i zoti në caktimin e këtyre parametrave.

GAZETARI: Çfarë do të thonit është qëllimi i tij?

MATT PALUMBO: Kjo është e vështirë sepse paraja në vetvete ka rikthime që pakësohen se sa para mund të fitosh…Dua të them që ai nuk do t’i shpenzojë dot në këtë jetë dhe duket se i përdor shumicën e parave të tij për filantropinë, për të cilën kohët e fundit dhuroi gati 20 miliardë dollarë. Pra qartësisht nuk mund të jetë thjesht për paratë sepse ato po shkojnë drejt këtyre përpjekjeve. Duke rrezikuar të them një shpjegim shumë të thjeshtuar, unë mendoj se është fuqia për hir të fuqisë. Unë jam shumë i kujdesshëm sidomos kur flas për republikanin apo demokratin mesatar, që të mos them që janë të motivuar nga dashakeqësia apo e keqja sepse zakonisht njerëzit bëjnë atë që mendojnë se është më mirë dhe kanë një rrugë të paudhëhequr për të arrirë aty. Kjo nuk është e vërtetë me njerëz si Xhorxh Soros. Një ndër arsyet që e them këtë gjë, është sepse unë jam vazhdimisht duke pyetur se cila është teoria kur kërkoni të bëni diçka. Dhe nuk mund ta gjej këtë në shumë prej gjërave që ai po bën. Financimi i policisë, prokurorëve lokalë, cila është teoria? Në rregull, ju mendoni se policët janë racistë, ju doni të ndalni fondet e policisë , më thoni procesin. Kemi policët racistë që fitojnë 50 mijë dollar në vit, tashmë ata paguhen 40 mijë. Çfarë ndryshoi? Pra, kemi policë racistë që fitojnë më pak para, nuk ka asnjë teori se pse do të ndihmonin ata. Veçanërisht me prokurorët lokalë, ku është përpjekja për të dekriminalizuar krimin. Kush përfiton nga kjo gjë? Dua të them që thjesht nuk ka një shpjegim. Nëse do të ishte diçka si, shiko mund të shkosh në burg për 10 vite nëse vjedh dyqanin, do të thoja që është pak qesharake por është një ligj bazë i kualitetit të jetesës që Soros po kundërshton. Ne pamë në këtë qytet në vitet 80 apo 70 deri në të 90-tat, që në momentin që ndalon së vendosuri ligje si ndalimi i grafitit apo të pastrehët, pirja e alkoolit në publik, përdorimi i drogës apo vënja e basteve në publik, ju ftoni një lloj personi në këtë zonë dhe njerëzit normal në përditshmëri i evitojnë këto zona. Është një recetë për krim dhe paligjshmëri dhe shkatërrim të mëtejshëm dhe bën që njerëzit të mos respektojnë ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco