Ymeri: Palët në Bruksel do të diskutojnë statutin e asociacionit në komunat serbe

17:06, 22/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferkon ishte me skype Visar Ymeri, Drejtor Ekzekutiv, Instituti për Politika Sociale "Musine Kokalari".

Ymeri është shprehur se procesi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës do të filloi në Bruksel në datën 27 shkurt dhe mes palëve do të ketë marrëveshje për asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës

"Mendoj se një formë e asociacionit të komunave serbe në planin franko-gjerman është i pashmangshëm. Mënyra se si do të zhvillohet kjo a sot ë jetë në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013 e nënshkruar nga kryeministri Thaçi apo do të ketë një tjetër bazë diskutimi se si do të adoptohet ky asociacion.

Komuniteti serb do të ketë një institucion të vetin të vetëqeverisjes. Kalendari i ngjarjes në tavolinën e dialogut fillon në 27 shkurt  në Bruksel.

Në fillim palët dakordohen për  parimet, diçka formale që mund të ndodhë të hënën dhe pas kësaj 15 ditë  nga dakordimi një ekip menaxhimi e ka për detyrë që të paraqesë palëve një statut të asociacionit dhe pastaj ky dokument do të negociohet mes palëve. Në momentin kur fillon negocimi i këtij dokumenti atëherë Serbia njeh të gjitha simbolet targat dhe pasaportat e Kosovës.

Unë nisem nga fakti që ndërkombëtarët dhe Kurti janë shprehur se janë dakord me planin e paraqitur për të filluar një bazë të mirë që të mbyllet i gjithë procesi i dialogut dhe njohja e Kosovës të bëhet de-fakto nga Serbia."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco