Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e PD takim me demokratët e Bulqizës

Gazetari: Gonxhe përgënjeshtroi lajmin për çmimin e patentave. Si mund të gënjejë një zyrtar publik kështu?

Gazetari: Gonxhe përgënjeshtroi lajmin për çmimin e patentave. Si mund të gënjejë një zyrtar publik kështu?

17:49, 21/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas vendimit nga drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe për të rritur çmimin e patentave.

Sipas gazetarit ky vendim ishte mohuar disa ditë më parë nga Gonxhe madje duke e përgënjeshtruar publikisht, ndërsa sot pa pikën e turpit njofton dyfishimin e çmimit.

Postimi i Tomorrit:

Si mund te genjeje nje zyrtar publik keshtu?

Deri dy dite me pare drejtori i DPSHTRR thoshte qe nuk rritet cmimi i patentave. Madje dilte dhe pergenjeshtronte gazetaret. Sot thote qe do dyfishohet cmimi, se duam te rrisim rrogat e autoshkollave.

Si mund te kete post publik, nje njeri qe mashtron kaq hapur? Si mund t’i besohen parate publike dikujt qe genjen?

Shqiptaret jane populli i vetem ne bote, qe i mbajne ne pune zyrtaret edhe kur ata vetediskretitohen. Si mund te rrije me ne pune ky qe e coi patenten tre here me shtrenjte se ne Suedi dhe me marreveshje kartel, ne shkelje te hapur te ligjit?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco