Berisha: Ky regjim nuk e pranon votën, përmbyset vetëm me revolucion

17:55, 21/02/2023
A+ Aa A-

"A mund të përmbyset një regjim që përdor të gjitha bandat për të trembur, frikësuar dhe plaçkitur votën. Ky regjim përmbyset, por vetëm me revolucion". 

Kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar demokrat, këtë pasdite. 

Berisha tha se ky regjim që qeveris sot Shqipërinë nuk e pranon votën, ndërsa shtoi se ai përmbyset vetëm me revolucion. 

"Sot jemi në një moment ku secili prej jush, çdo shqiptar që u përmbahet një grushti parimesh themelore, disa parime themelore, të një vendi të lirë dhe sovran, duhet ti shtrojë vetes disa pyetje; çfarë do të bëjmë ne sot, a përmbyset me votën e lirë, kur qytetarët nuk lejohen të votojnë të lirë, një regjim që ka zëvendësuar shtetin ligjor me narko shtetin? Ne jemi njerëz të politikës, nuk mund të bëhemi iluziv. Ai përmbyset vetëm me revolucion, vetëm me revolucion. 

A mund të përmbyset me votën që nuk ekziston sepse është asgjësuar, një regjim i cili të gjithë makinerinë e shtetit e ka shndërruar në makineri partiake. Policinë, drejtësinë, SHISH. Çdo institucion nga institucione të një shteti ligjor janë institucione të partisë shtet dhe këto vetëm për të mbijetuar. Ky regjim votën nuk e pranon, ky regjim përmbyset vetëm me revolucion. A mund të përmbyset një regjim i cili përdor si bankë elektorale qindra e qindra milionë euro të buxhetit të shtetit dhe tonelata narko euro të bandave që drejton, kundrejt forcave politike që bëjnë një fushatë normale, që duhet ta bëjnë për kushtet e vendit. 

A mund të përmbyset një regjim që përdor të gjitha bandat për të trembur, frikësuar dhe plaçkitur votën. Ky regjim përmbyset, por vetëm me revolucion", tha Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco