Meta pret Igli Carën: Modeli i tij është pikërisht ai që ka munguar deri më sot

Meta pret Igli Carën: Modeli i tij është pikërisht ai që ka munguar deri më sot

10:15, 21/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka pritur në mbledhjen e kryesisë së degës në Durrës kandidatin e PD-së në zgjedhjet lokale, z.Igli Cara.

Duke shprehur vlerësimin për kandidatin e PD-së, në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se programi i Igli Carës u jep zgjidhje problemeve të rënda që janë pasojë e një drejtimi të dështuar 23-vjeçar të këtij qyteti me potenciale dhe resurse të jashtëzakonshme për zhvillim.

POSTIMI I PLOTE:

Kënaqësi të kishim të ftuar në mbledhjen e Kryesisë së Partisë të Lirisë në Durrës edhe Kryetarin e ardhshëm të Bashkisë, z.Igli Cara.

Programi i Igli Carës u jep zgjidhje problemeve të rënda që janë pasojë e një drejtimi të dështuar 23-vjeçar të këtij qyteti me potenciale dhe resurse të jashtëzakonshme për zhvillim.

Modeli bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, që sjell Igli Cara, është pikërisht ai që i ka munguar Bashkisë deri më sot.

Asgjë nuk do të bëhet fakt i kryer me arrogancë por vendimet do të konsultohen me grupet e interesit, ekspertët më të mirë të qytetit dhe komunitetin. ✌️🇦🇱

#IgliCara #Durres #Fitore #NdryshimMeCdoCmim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco