Berisha: Përshëndesim vizitën historike të Biden, dëshmi e mbështetjes kulmore të SHBA për Ukrainën

Berisha: Përshëndesim vizitën historike të Biden, dëshmi e mbështetjes kulmore të SHBA për Ukrainën

07:59, 21/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka vlerësuar maksimalisht vizitën Presidentit të SHBA, Joe Biden, në Kiev, në Ukrainë, në kushtet kur ky vend gjendet nën agresionin rus.

“Një vizitë për t’u përshëndetur, - shkroi Berisha në Fb, duke publikuar foton e Biden në krah të Zelensky në Kiev. - Presidenti i SHBA ishte për një vizitë në Kiev."

"Partia Demokratike përshëndet këtë vizitë historike si një dëshmi e mbështetjes kulmore të SHBA për Ukrainën, kombin e saj vigan që përballet prej një viti me agresionin barbar rus."

"Kjo vizitë, - nënvizoi më tej lideri i opozitës, -  është gjithashtu një mesazh i prerë që SHBA, Presidenti Joe Biden i dërgojnë Vladimir Putinit, agresorit mizor se me barbaritë e tij nuk do të mund të mposhtë kurrë Ukrainën e pavarur dhe kombin e saj të lirë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco