Zbërtheu dosjen Rama-McGonigal/ Zyrtari i PS: New York Times, gazeta me e rëndësishme në botë

21:23, 20/02/2023
A+ Aa A-

Prestigjiozja amerikane, New York Times zbërtheu në detaje dosjen e skandalit korruptiv Rama-McGonigal. 

Në aktakuzën e departamentit të drejtësisë, Edi Rama përmendet plot 14 herë si personi që ka patur takime të vazhdueshme me ish-zyrtarin e FBI.

Gazeta amerikane përmend edhe rolin e Agron Nezës dhe Dorian Duçkës si personat që i kanë dërguar shuma të konsiderueshme parash, Charles McGonigal. 

I ftuar në "Çim Peka Live", ish-deputeti i PS, Ervin Bushati tha se New York Time është institucion ndërkombëtar dhe media më e rëndësishme në planet. 

Sipas tij, Charles McGonigal ka abuzuar me postin dhe detyrën.

"Nuk shoh asnjë inkoherencë në këtë pikë, nëse ka një projekt të rëndësishëm dhe del në një nga gazetat më të rëndësishme të botës. Nuk e mohoj shkrimin. Nuk ka komentuar kryeministrin. Nuk shoh ndonjë inkoherencë. New York Times është institucion ndërkombëtar, e ka provuar veten në shekuj. Demokracia amerikane dhe ajo botërore e njohin si një nga shtyllat që ka orientim liberal. New York Times shkruan se çfarë ka dosja. Duhet të provohet në gjykatë. Kemi një lojtar negativ që ka abuzuar me postet që ka patur dhe këtë skemë e ka përdorur në disa vende të ndryshme, shqipfolëse ose jo, në Ballkan, në Bosnje, ka abuzuar me postin dhe detyrën", u shpreh Bushati. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco