Zeka: Kush nuk ka spiunuar, nuk ka pse të fshehë takimet me McGonigal

21:17, 20/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari nga Kosova Milaim Zeka, duke komentuar skandalin McGonigal me Edi Ramën dhe nëse ky skandal ka mbërritur në Kosovë, është shprehur se, ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së, ka bërë takime të shumta me shqiptarë të ndryshëm.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Zeka është shprehur se, kush nuk ka spiunuar nuk ka pse të fshehë takime me McGonigal.

‘Të gjithë njerëzit të cilët nuk janë takuar për ti bërë keq dikujt, për të dëmtuar dikë, nuk kanë pse fshehin dhe u frikësohen takimeve me shefin e FBI-së.

Unë e kam thënë publikisht në emisionin tënd se e kam takuar Agron Nezën, dy herë, një herë në Prishtinë dhe njëherë në Tiranë, me familjen dhe një biznesmen të njohur.

Ka ardhur ky shefi i FBI-së e kam takuar dhe nuk kam bërë asnjë spiunazh, as kundër një partie politike apo personaliteti dhe të frikësohem që nesër do dalë dosja që unë e kam thënë diçka për ‘x’ apo për ‘y’.

Të njëjtin reagim e ka pasur edhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj që i ka thënë ambasadores tonë që gjoja unë nuk është e vërtetë që më ka thënë se, ambasadorja më ka koordinuar takimin dhe atëherë kemi folur për Agron Nezaj, e jo McGonigal’, u shpreh Milaim Zeka në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco