Petraq Milo: INSTAT nxjerr zbuluar qeverinë, mbështetje e ulët gjatë pandemisë

Petraq Milo: INSTAT nxjerr zbuluar qeverinë, mbështetje e ulët gjatë pandemisë

20:15, 20/02/2023
A+ Aa A-

Profesori i Shkencave Ekonomike dhe zyrtari i Partisë së Lirisë, Petraq Milo ka reaguar pas të dhënave të INSTAT për vitet 2020-21 ku e nxjerrin qeverisë zbuluar mbi mbështetjen e aktivitetit të biznesit dhe të investimeve të tyre gjatë pandemisë dhe situatës te rënduar financiare.

Sipas tij jjatë vitit 2020 në periudhën e pandemisë bizneset në Shqipëri patën mbështetjen fiskale më të ulët krahasuar me vendet e rajonit.

Postimi i plotë:

Të dhënat statistikore të INSTAT për vitet 2020 dhe 2021 nxjerrin zbuluar propagandën e Qeverisë mbi mbështetjen e aktivitetit të biznesit dhe të investimeve të tyre gjatë pandemisë dhe situatës te rënduar financiare.

Gjatë vitit 2020 në periudhën e pandemisë bizneset në Shqipëri patën mbështetjen fiskale më të ulët krahasuar me vendet e rajonit. Në vitin 2020 numri i ndërmarrjeve gjithsej të prodhimit të mirave materiale dhe të shërbimeve u ul nga 104 090 në vitin 2019 në 102 574 në vitin 2020.

Pavarsisht rritjes së numrit të ndërmarjeve gjithsej në vitin 2021 në 104 031 numri i ndërmarjeve nuk ka arritur nivelin e vitit 2019. Nga 1 516 ndërmarrje që u mbyllen në vitin 2020, në rreth 295 u mbyllën në aktivitet e prodhimit të të mirave materiale dhe 1 221 në aktivitet e sherbimeve.

Efektet e pandemisë dhe kushtet e shtrenguara financiare kanë pasur një efekt shumë negativ në volumin e investimeve. Totali i investimeve është ulur nga 241.8 miliardë lekë në vitin 2019 në 193.9 miliardë lekë në vitin 2020, dhe me tej në 174.0 miliardë lekë në vitin 2021.

Një rënie drastike patën investimet në aktivitetet e prodhimit të të mirave materiale nga 150.1 miliardë lekë në vitin 2019 u ulën në 92.2 miliardë lekë në vitin 2020 dhe vazhduan të ulen më tepër në 81.2 miliard lekë në vitin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco