VIDEO-SYRI TV/ Mediat amerikane zbardhin detaje për 'McGonigal: Emailet e Hunter Biden me ...

16:50, 20/02/2023
A+ Aa A-

Ish-drejtuesi i FBI-së Charles Mcgonigal mori para nga shqiptarët kur djali i Presidentit të SHBA-së, Joe Biden fliste për pagesa ndaj këshilltarit të Edi Ramës. Kështu shkruan rrjeti amerikan i lajmeve ‘Breitbart’. Në një artikull kushtuar skandalit, Braitbart thekson se në emailet e zbuluara nga laptopi i Hunter Biden, ai dhe partnerët e tij të biznesit kanë zhvillur një bisedë për një person të quajtur Dorian Duçka.

Nga SYRI TV

Rrjeti amerikan i lajmeve Breitbart, në një artikull lidhur me skandalin Mcgonigal, shkruan se ish drejtuesi i FBI-së, u pagua nga shqiptarët në kohën kur djali i Presidentit te SHBA-së Joe GBiden, fliste për pagesa ndaj këshilltarit të Edi Ramës.

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal akuzohet se ka ndihmuar oligarkun rus Oleg Deripaskën në përpjekje për të shmangur sanksionet e SHBA, së bashku me marrjen e një pagese sekrete nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, shkruan Brairbart duke shtuar se Aktakuza e McGonigal për përfshirjen e tij në Shqipëri në ka ngritur pikëpyetje të reja se pse shqiptarët dyshohet se po paguanin për McGonigal në vitin 2017- në të njëjtin vit kur emailet e Hunter duket se përmendin pagesat për këshilltarin e kryeministrit shqiptar.

Në vjeshtën e vitit 2017, McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork mori një pagesë prej 225 mijë dollarësh nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, i njohur si Agron Neza, sipas prokurorëve amerikanë. Nga ana tjetër, Agron Neza e prezantoi McGonigal me ish-këshilltarin e kryeministrit shqiptar, Dorian Duçka dhe një ish-anëtar të kompanisë kineze të energjisë, të quajtur CEFC

Me tej artikulli vë në dukje se Në një email të zbuluar në laptopin e djalit të Jo Bieden, Hunter dhe partnerët e tij të biznesit zhvillojnë një bisedë për një person të quajtur ‘Dorian’.

Ekziston një lidhje tjetër e supozuar mes Hunter dhe një personi të quajtur Dorian Duçka. Laptopi i Hunter tregon gjithashtu një email ku thuhet se ‘Dorian Duçka ka kërkuar t’ju ndjekë në Tëitter’. Nuk dihet nëse llogaria i përket të njëjtit Dorian Duçka, por kërkesa në Tëitter tregon se llogaria e kërkuar ishte nga Shqipëria.

Braitbart shkruan më tej se eshtë e paqartë nëse ‘Doriani’ ishte punësuar përfundimisht në marrëdhëniet e biznesit ndërkombëtar të Hunter apo nëse këshilltari i kryeministrit shqiptar mori pagesa në vitin 2017- në të njëjtin vit që McGonigal dyshohet se mori një pagesë prej 225 mijë dollarësh nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco