Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Berisha: Dënoj mbrojtjen që Rama i bëri mbrëmë McGonigal, u bëj thirrje qytetarëve të bashkohemi

Berisha: Dënoj mbrojtjen që Rama i bëri mbrëmë McGonigal, u bëj thirrje qytetarëve të bashkohemi

12:57, 17/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën për shtyp intervistën e mbrëmshme, ku kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje mikun e tij, Charles McGonigal.

“Dënoj mbrojtjen që i bëri mbrëmë McGonigal.

Pyetjes së gazetarit se çfarë donte ai që shtrohej me mish e pilaf në mejhanet e Tiranës, ai i përgjigjej se ajo është puna e tij në FBI. Pra mishi dhe pilafi i mejhaneve të Tiranës privatisht duke zhvatur gjobat. Pra, kundërshtoi në mënyrën më absurde gjobëvënien e tij.

Të gjithë mediat e botës e thonë, ia tha edhe gazetari.

Pra, për çfarë e përdori intervistën? Për të mbrojtur veten dhe McGonigal. që ka tradhtuar vendin e vet. Që ka përdorur agjencinë për qëllime private, që ka prerë gjoba.

Ndaj për të gjitha këto, komisioni është jetik. Ne do krijojmë komision dhe McGonigal është në burg, edhe Edi Rama do shkojë në burg. McGonigal është në burg për çështjen e Shqipërisë, për atë tjetrën e kanë nxjerrë në lirim.

Edi Rama nuk mund të rrijë. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të bashkohemi për t’u ndarë me këtë të keqe të madhe sa më shpejt,” tha Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se në protestën kombëtare të 3 marsit, do të merren vetëm me Edi Ramën dhe jo me vendimin e gjykatës.

“Nuk kemi punë me gjykatën. Unë kam atakuar vetëm një gjykatës. Një protestë gjigante si ajo e 3 marsit, nuk merret me gjykatën, por do të merret me Edi Ramën. Ra si koincidencë,” tha Berisha.

Kryedemokrati hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po grabit pronën me aferën e Portit të Durrësit. Po ashtu, Berisha ngriti dyshime se Rama mund të jetë takuar me Amant Josifin në Abu Dabi.

“Për Durrësin ka shkelur çdo rregull, ka shkelur Marrëveshjen e Stabilizimi-Asocimit, por grabit pronën më të madhe të vendit, me bandën e tij, me Amant Josifin. Pyete njëherë e takoi apo nuk e takoi në Abu Dabi, apo çoi Oltën për ta takuar?”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco