BE: Takimi Kurti - Vuçiç më 27 shkurt në Bruksel

BE: Takimi Kurti - Vuçiç më 27 shkurt në Bruksel

12:57, 17/02/2023
A+ Aa A-

Prishtinë - Takimi ardhshëm mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është caktuar të mbahet këtë muaj.

Brukseli zyrtar ka konfirmuar për RTK-në se takimi është caktuar më 27 shkurt. Nё deklaratën e lёshuar nga BE thuhet se pjesëmarrjen nё takim tashmё e kanё konfirmuar tё dy liderёt.

Gjithashtu konfirmohet se nё takim do të diskutohet pёr Planin Evropian mbi normalizimin e marrёdhёnieve nё mes tё Kosovёs dhe Serbisё.

"Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët", shkruan nё njoftim.

Ky takim është i pari pas shumë kohësh, që do të mbahet  ndërmjet liderëve të të dy vendeve. Bisedimet në Bruksel, mes Kurtit e Vuçiç  pasojnë propozimin e BE-së, i cili quhet shpesh edhe si Plani Franko-Gjerman, e të cilin në parim e kanë pranuar edhe Kosova edhe Serbia.

Ky plan nuk është publikuar zyrtarisht, megjithatë nga pjesë të ndryshme që kanë dalë në media në mënyrë jozyrtare, parashikohet normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco