Rrëfimi i ish-deputetit Gashi/ Momenti i nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe rrugëtimi i shtetformimit të Kosovës

Rrëfimi i ish-deputetit Gashi/ Momenti i nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe rrugëtimi i shtetformimit të Kosovës

12:00, 17/02/2023
A+ Aa A-

Sot, bëhen 15 vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

17 shkurti, gjithmonë do jetë një nga datat më historike dhe më të rëndësishme të shtetit tonë.

Ndër vite, dekada e shekuj, shumë personalitete të ndryshme punuan fort që populli i Kosovës ta gëzojë sot lirinë.

Në mesin e 120 deputetëve që nënshkruan deklaratën e Pavarësisë, ishte edhe profesori Ibrahim Gashi, në atë kohë pjesë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në një bisedë për Syri.net Kosova, Gashi ka ndarë emocionet e 17 shkurtit 2008 dhe përgjegjësin që ai ndjente karshi atdheut në ato momente.

Sigurisht që të qenurit anëtar i Kryesisë se Kuvendit dhe deputet kur po shpallej pavarësia dhe hedhja e firmës në tekstin e deklaratës se pavarësisë ishte moment mjaft emocionues. Ndjenja ishte e veçantë, por edhe paksa e përzier. Në një anë ishte privilegj dhe krenari e në anën tjetër përgjegjësi përball sakrificës së madhe të gjithë popullit të Kosovës ndër breza dhe veçmas gjakut të dëshmorëve dhe heronjve”, shprehet Gashi.

Për ish-deputetin, mëngjesi i 17 shkurtit ishte ndryshe se çdo ditë tjetër, ai edhe pas 15 viteve e kujtojnë me nostalgji dhe emocion çdo detaje të kësaj date të shënuar për shtetin e Kosovës.

“Në mëngjes të datë 17 shkurt, në orën 9, sipas agjendës, Kryesia e Kuvendit vizituam kompleksin memorial në Prekaz dhe u përkulëm përpara varrit të Komandantit legjendar Adem Jashari. Simbolika e kësaj vizite dihej. Dhe kjo në vetvete si vizite të shkaktonte emocion të veçantë kur shihje sakrificën më epike të dëgjuar ndonjëherë në historinë e njërëzimit. Momenti tjëtër me emocionues ishte ai i nënshkrimit të deklaratës se pavarësisë dhe pastaj emocion në vete ishte edhe atmosfera e festimit të pavarësisë”, rikujton  Gashi për Syri Kosovën.

Image

Rrugëtimin e shtetformimit të Kosovës, profesori i historisë, Ibrahim Gashi, e sheh me shumë sfida.

“Rrugëtimi i pavarësisë së Kosovës ishte i gjatë dhe me shumë sfida. Pikënisje ishte viti 1913 kur ushtritë ballkanike në ndjekje të ushtrive osmane i zëvendësuan ato duke pushtuar Kosovën. Paslufta e parë botërore  veçse e riktheu dhe rikonfirmoi okupimin serb  tashmë në kuadër të Mbretërisë serbo-kroate-sllovene. Paslufta e dytë botërore krijoi rrethana të tilla qe e privuan Kosovën nga realizimi i vullnetit të saj për të ju bashkuar shtetit amë. Gjatë periudhës 1945-1990 Kosova pati ngritjet dhe rëniet e pozicionit të saj kushtetues në kuadër të RSFJ-së. Kur filloi shpërbërja e Jugosllavisë Kosova e projektoi të ardhmen e saj si e  shkëputur dhe e pavarur nga RFJ. Deklarata e 2 korrikut dhe Kushtetuta e 7 shtatorit janë aktet e para formale e deklarative të fillimit të ekzistimit të Republikës së Kosovës. Kjo periudhë (1989-1997) përbënë fazën e parë drejtë pavarësisë së Kosovës. Lufta çlirimtare 1997-1999 përbën fazën e dytë që e vitalizoi (i dha shpirt) idesë së pavarësisë dhe faza e tretë ishte administrimi ndërkombëtar i Kosovës e njohur si periudha e UNMIK-ut”.

Tutje, për ish-deputetin Gashi, shpallja e pavarësisë është përmbyllja e suksesshme e përpjekjeve shekullore.

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte përmbyllje e suksesshme e një përpjekje shekullore të popullit shqiptar. Më këtë akt po jetësohej një aspiratë shekullore e popullit të okupuar dhe riokupuar për një shekull të tërë. Si akt pavarësia e Kosovës në rrethanat që u shpall nuk ishte një presedan por ishte një rrjedhojë logjike e një lufte çlirimtare të popullit shqiptar. Në planin e të drejtës ndërkombëtare  referuar verdiktin e GJND-së të vitit 2010 i cili provoi se akti i shpalljes se pavarësisë se Kosovës nuk përbënte shkelje te të GJND-së’, përfundon Gashi për Syri Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco