Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Kim nuk flet sërish, viziton kryesinë e Kuvendit me një zyrtar të DASH

Kim nuk flet sërish, viziton kryesinë e Kuvendit me një zyrtar të DASH

11:39, 17/02/2023
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi këtë të premte një vizitë në kryesinë e Kuvendit.

Yuri Kim zhvilloi një takim me kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve të Ekonomisë, Integrimit dhe atij të Jashtëm.

Ajo shoqërohej dhe nga zyrtari i Departamentit të Shtetit, Dilawar Syed, përfaqësues Special për Çështjet Tregtare dhe Biznesin.

Përmes një postimi në Twitter, zyrtari i DASH shkruan se ndodhet në Tiranë për t’u takuar me zyrtarë dhe komunitetin e biznesit për të rritur partneritetin tregtar me Shqipërinë.

“Përshëndetje, Shqipëria! Shkëlqyeshëm të jesh në Tiranë. Do të takohem me zyrtarë të lartë dhe komunitetin e biznesit për të eksploruar se si ne e rrisim partneritetin tregtar SHBA-Shqipëri”, shkruan ai.

Ndërkohë sërish ambasadorja amerikane, Yuri Kim nuk ka ndaluar të flasë për gazetarët në lidhje me skandalin më të rëndë të dekadave të fundit, atë për lidhjet mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe agjentit të diskredituar të FBI, Charles McGonigal.

Kim ka komentuar edhe çështje më të zakonshme në Shqipëri, por thuajse një muaj pas shpërthimit të këtij skandali, ajo nuk ka reaguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco