'Edi Rama fliste përditë me McGonigal'/ Ja kur u thirr Allison Guerriero për të dëshmuar para FBI-së

'Edi Rama fliste përditë me McGonigal'/ Ja kur u thirr Allison Guerriero për të dëshmuar para FBI-së

11:15, 17/02/2023
A+ Aa A-

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal është thirrur për të dëshmuar nga FBI në vitin 2019, lidhur me akuzat që rëndonin mbi ish-partnerin e saj. 

Syri.net ka siguruar dokumentin ekskluziv që provon se Guerriero ka dhënë dëshmi përpara hetuesve. 

Siç kuptohet edhe nga dokumenti, Allison Guerriero ka marrë një email nga prokurori i FBI në New York, Andrew Taff më 19 shtator 2019. 

"Ju lutem gjeni thirrjen bashkangjitur. Ju lutem konfirmoni marrjen e emailit. Faleminderit për vëmendjen tuaj në këtë çështje", thuhet në emailin e Taff për Guerriero, ku siç duket nga teksti, ajo ka qenë bashkëpunuese me FBI.

Në një intervistë të para disa ditëve, Allison Guerriero u shpreh se hetimi nuk kishte nisur prej saj dhe se nuk ishte thirrur për të dëshmuar nga FBI.  

Mirëpo, në mediat amerikane është artikuluar qartë se prangosja e Charles McGonigal ka ardhur pikërisht nga një email që Guerriero i kishte dërguar një zyrtari të FBI, ku i kërkonte të hetonte veprimtarinë e partnerit të saj.

Dy ditë më parë, Guerriero ka dhënë një intervistë për rrjetin televiziv amerikan, One America News. Përballë gazetares Caitlin Sinclair, ajo ka shpjeguar se çfarë kishte shkruar në emailin që i dërgoi drejtuesve të FBI, ku kërkonte që të hetonin për Charles McGonigal pas ndarjes nga ai.

“Kam shkruar: çfarë dreqin po bën ai në Shqipëri, duke i dhënë burimet e FBI-së te kryeministri i atij vendi, kryeministrit Rama”, tha Guerriero.

"Ai (McGonigal) i telefononte dhe i dërgonte mesazhe përditë (Ramës)," tha Guerriero.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco