Tallja me Ramën: 'Emrin e kam 14 herë në dosje se ashtu është narrativa'

Tallja me Ramën: 'Emrin e kam 14 herë në dosje se ashtu është narrativa'

11:02, 17/02/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, deklaroi gjatë një interviste mbrëmë, se emri i tij del 14 herë në dosjen e Charles McGonigal sepse ashtu është narrativa.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi jo pak ironi dhe të qeshura në median sociale.

Rama tha po ashtu se del në dosje se është i gjatë dhe se është kryeministër.

“Kur të pyesë gjykatësi Deripaskën, ore pse e ke emrin 14 herë në aktakuzë ti?

Po osht narrativa mor zoti gjykatës, narrativa,” ironizon gazetari Klodian Tomorri.

Kryeministri sulmoi mbrëmë edhe mediat amerikane, duke thënë se janë kazan, ndërsa nuk mbajti asnjë përgjegjësi për skandalin më të rëndë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco