VIDEO/ Rama dhe Veliaj hakmerren ndaj deputetit të PD, i kërcënojnë punëtorët

10:45, 17/02/2023
A+ Aa A-

Një tjetër hakmarrje e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj është shënuar ditën e enjte, pasi me urdhër të tyre është rrethuar me shirit biznesi i deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj. 

IKMT dha urdhër për rrethimin e biznesit me pretendimin se ndodhet në një ndërtim pa leje, por më pas e kanë tërhequr atë.

Punonjësit e policisë kanë tentuar të vendosin një shirit në ambientet e jashtme të biznesit të Shehajt.

Sipas burimeve për SYRI-n, policët i kanë kërcënuar punëtorët me arrestime dhe i kanë nxjerrë nga zyrat ndërkohë që vazhdonin punën në ambientet e brendshme të saj.

Por policia është tërhequr, pas mbërritjes së Shehajt në ambientet e godinës. Pas komunikimit, është hequr shiriti e më pas janë larguar, si forcat e policisë ashtu edhe punonjësit e IKMT-së. Ndërtesa në fjalë është marrë me qira nga deputeti i PD, dhe pothuajse e gjithë godina është në përdorim nga ana e tij.

Kjo nuk është hera e parë që policia dhe IKMT mësyjnë në biznesin e deputetit. Më 20 tetor të 2022-it, ai denoncoi nga seanca plenare, se po ia mbyllim me forcë biznesin e tij. Ai tha se kjo është një hakmarrje politike e Ramës për shkak të denoncimeve të bëra prej tij lidhur me korrupsionin qeveritar e po ashtu presion për ti mbyllur gojën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco