SYRI TV/ Kosova 15 vjet shtet, Kurti: Pavarësinë e arritëm me sakrifica

10:43, 17/02/2023
A+ Aa A-

15 vite kanë kaluar nga 17 shkurti i vitit 2008 ku Kosova shpalli pavarësinë e saj. Në këtë ditë feste, kryeministri Albin Kurti deklaroi se pavarësia ka ardhur pas shumë sakrificash, teksa theksoi se qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë me punën e saj

SYRI TV

Kosova feston këtë të premte 15-vjetorin e pavarësisë. Shpallja e Kosovës si shtet i pavarur është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, deputetët e Kuvendit dhe presidenti Fatmir Sejdiu, në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë.

Festimet e këtij 15-vjetori kanë nisur në orët e para të mëngjesit ku u bë dhe mbledhja festive e qeverisë së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij deklaroi se pavarësia u arrit me plot sakrifica dhe për këtë duhet të vazhdojnë të punojnë akoma më shumë.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit u bë dhe ngritja solemne e Flamurit të Kosovës, ku ishin pjesëmarrës të gjithë zyrtarët qeveritarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco