Këlliçi: Veliaj shpërblen ndërtuesin që ngriti 7 kate pa leje në qendër të Tiranës

Këlliçi: Veliaj shpërblen ndërtuesin që ngriti 7 kate pa leje në qendër të Tiranës

22:04, 16/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka listuar disa çështje që sipas tij vijojnë të jenë shqetësim për qytetarët e Tiranës.

Duke nisur nga ndërtimet, deri tek zënia e hapësirave publike, Këlliçi u shpreh se në shumë vite, nuk është bërë asgjë për të rregulluar këto problematika.

I ftuar në “Log.”, Këlliçi denoncoi një prej ndërtimeve në qendër të Tiranës, që sipas tij ka 7 kate pa leje.

Sipas deputetit demokrat, ndërtuesi i këtij pallati nuk është ndëshkuar, por përkundrazi, është “shpërblyer” me një leje tjetër ndërtimi për një godinë pas këtij pallati.

Pjesë nga intervista

Belind Këlliçi: Fatkeqësia e Tiranës është inceneratori i Tiranës. Qytetarët paguajnë 80 mijë euro në ditë. Qytetarët paguajnë 29 euro për ton për incenerimin e mbetjeve. Incenerimi nuk bëhet. Paguan pronarë të këtij biznesi që janë në kërkim ndërkombëtar. Nëse unë jam kryebashkiak që paratë e qytetarëve shkojnë tek persona që janë në kërkim ndërkombëtar, do shqetësohesha. Me të njëjtën teknologji që trajtoheshin mbetjet 6 vite më parë, i njëjti proces bëhet edhe sot.

Endri Xhafo: Kontrata nuk është bërë nga Erion Veliaj. Në kontratë mund të ketë penalitete për çdo ditë vonese të punës për ndërtimin e inceneratorit?

Belind Këlliçi: Inceneratori i Tiranës, Erion Veliaj ka ndërmarrë një angazhim për 30 vite në ngarkim të Bashkisë së Tiranës në vitin 2017. Nuk i shmanget dot drejtësisë, për kontratën që ka nënshkruar. Për shkak të kësaj shkrese, Erion Veliaj duhet të ishte i pandehur në SPAK.

Neritan Alibali: Tirana ka një fluks rritje të paorganizuar, të tillë që detyra e një bashkie është të përballojë këtë fluks në mënyrën më të mirë. Bashkia e sotme, kryebashkiaku ka zgjedhur ta menaxhojë në këtë mënyrë. Juve vetë, nëse bëheni kryetar bashkie, si do e përballoni fluksin? Si do ja bëni për ndërtimin.

Belind Këlliçi: Është çështje vizioni. Duhet një Tiranë policentrike. Unë s’jam kundër ndërtimit. Por të ruhet identiteti. Unë jam pro zhvillimit. Por Tirana s’ka nevojë që të ndërtojë vetëm në qendër të saj. Unë jam pro ndërtimit të Teatrit të Ri, por pse të shkatërrohet i vjetri. Sot vijon të mbetet një gërmadhë. Për herë të parë, numri i foshnjeve që lindin në Tiranë, ka një ulje me 10%. Shtimi i popullsisë vjen për shkak të migrimit. Kjo zgjidhet duke krijuar një Tiranë me shumë qendra.

Endri Xhafo: Problemet aktuale janë të krijuara rishtaz apo të trashëguara?

Belind Këlliçi: Nuk mendoj se janë përjashtuese. Tirana ka probleme të trashëguara. Uji i pijshëm është një problem i trashëguar. Ndotja e ajrit është e trashëguar. Ajo që shoh problem është që në 8 vite s’është bërë asgjë që të rregullohen këto probleme. Ajri është totalisht i ndotur në Tiranë. Ka një problem tjetër, trafikun. Për shkak të ndërtimeve, zënia e hapësirave publike. Sot nuk ke trotuare ku të ecin zonjat me fëmijë.

Nuk është bërë asgjë për t'i zgjidhur. Ka një statistikë që nuk mohohet dot. Në Ballkan, numrin e përdorimit të makinave për frymë e kemi më të ulëtin, ndërsa trafikun e kemi më të lartin. Kemi patur një bum ndërtimesh në Tiranë. Rama mbahet mend për dhënien e mijëra lejeve të ndërtimit.

Janë dhënë 2.8 milionë metër katrorë. Një ndërtuesi që ka bërë 7 kate pa leje përpara zyrës së kryetarit të Bashkisë, Bashkia e shpërblen duke i dhënë një tjetër leje për të bërë një ndërtesë pas pallatit me 7 kate pa leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco