'Rama nuk do të gjejë paqe as në shtëpi, as në seli', Noka: Jemi para tentativës me pagesë për të na vrarë politikisht

'Rama nuk do të gjejë paqe as në shtëpi, as në seli', Noka: Jemi para tentativës me pagesë për të na vrarë politikisht

21:55, 16/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk do të gjejë paqe as në shtëpi e as në seli, nga protestat që do të zhvillojë opozita.

I ftuar në emisionin “Open” në News 24, Noka u shpreh se skandali “McGonigal” tregoi se Rama kishte synim prej vitesh zhdukjen e opozitës në Shqipëri.

Noka tha se Rama kërkon të kthejë komunizmin në Shqipëri dhe sipas tij ai pagoi ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, për ta kthyer në vrasës me pagesë kundër opozitës.

“Do të thotë që ky skandal, Rama-McGonigal tregoi atë që kishim bërë me dije prej vitesh por që shumëkush ishte skeptik që Edi Rama kishte 9 vite që nuk kishte synim qeverisjen por sundimin dhe rrënimin e këtij vendi. Tani ky skandal e nxori zbuluar. Ne tani nuk do reshtim, kemi thënë revolucion. Revolucioni është lëvizje, është revolt. Revolucioni demokratik zgjat në kohë deri në arritjen e synimeve. Të gjithë mediat botërore kanë bërë alarm se u kap një kryeministër duke korruptuar një titullar të agjencisë kryesore ligj zbatuese të SHBA-së, për të likuiduar opozitën.

Ne të vendosur përballë një situate të tillë do reagojmë. U faktua që jemi para tentativës me pagesë për të na vrarë politikisht. Nuk ka asgjë që na ndalon nga largimi i këtij bastardi. Ai donte të na vriste, të na shuante. Donte të mbretëronte me monizëm. Edhe pse ka dalë zbuluar ai prapë vazhdon skenarin e tij përmes pengmarrjes së logos duke ia dhënë atë një kufome. As Kina e as Rusia nuk kishin arritur të godisnin në zemër një nga shtyllat e SHBA-ve.

Ne kemi kërkuar një gjë të thjeshtë, kur ndodh një skandal në një qeveri demokratike duhet që minimalisht të dorëhiqet. Kanë ndodhur dorëheqje për mini-incidente ndërsa këtu ku ka alarm nga e gjithë bota nuk kemi reagim.

Ishte ky zotëri që doli dhe tha ta harrojmë komisionin hetimor për të. I tha kukullës së tij në kuvend, barbi, se dhe flokët i ka ashtu. Ai tregoi atë që kemi thënë gjithmonë që në këtë shtet nuk ka qeveri por ka regjim. Një regjim më i keq se diktatura e dikurshme. Ai nuk do gjejë paqe as te shtëpia, as te selia, askund. Atë e pret një protestë në këto momente që flasim aty ku po jep intervistë. Ky njeri nuk mund të përfaqësojë më shqiptarët. Në vend që të punojë për të mëkëmbur këtë vend ai punon për ta shkatërruar atë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco