VIDEO-SYRI TV/ PS vijon të shmangë skandalin 'Rama-McGonigal', Vasili: Përpjekje antikushtetuese

21:46, 16/02/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca socialiste vijon përpjekjet për të shmangur komisionin hetimor ndaj kryeministrit  Edi Rama për përfshirjes në çështjen McGonigal. Në një akt të paprecedent, Partia Socialiste, deklaroi se ligji për komisionet hetimore nuk mund të zbatohet deri në përfundim të ndryshimit të tij.  Këtë qëndrim PS e mbajti që prej dorëzimit të  kërkesës së opozitës, ku kjo e fundit e cilësoi antikushtetues.

Nga SYRI TV

Në një akt të paprecedentë, mazhoranca socialiste deklaroi se ligji për komisionet hetimore nuk mund të zbatohet deri në përfundimin e procesit të ndryshimit të tij. Ky qëndrim i socialistëve në Kuvend është vijim i përpjekjeve për shmangien e një komision hetimor ndaj Kryeministrit Rama për përfshirjen e tij ne çështjen ‘McGonigal’.

Drejtuesja e seancës plenare, Ermonela Felaj lajmëroi se nuk do të kishte një vendim për ngritjen e këtij komisioni duke e kushtëzuar këtë me një proces për ndryshimin e ligjit per komisionet hetimore që ka ndërmarrë Kuvendi.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili e kishte paralajmëruar këtë qëndrim të mazhorancës që kur u dorëzua kërkesa e opozitës, e mbrojti vendimin si një detyrim ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, po pa sqaruar se cilit vendim i referohej.

‘Vendimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohen automatikisht’, tha ai duke shtuar se ‘ndaj është ngritur një komision i posaçëm për ndryshime në ligjin ku të transfuzohen këto vendime’.

 Balla nuk ju përgjigj pyetjeve se mbi ç’bazë ligjore një ligj duhet të pushojë së ekzistuari kur për të është hapur një proces ndryshimi.

Nga ana tjetër deputetët e opozitës kundërshtuan qëndrimin e mazhorances duke e cilësuar përpjekje antikushtetuese. Menjëherë pas deklaratave te Taulant Ballës per këtë çështje reagoi deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Kërkesa për komision hetimor e firmosur nga 42 deputetë të opozitës ka si objekt verifikimin e ‘nxitjes, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, ryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal ose agjentëve të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco