Shkullaku: Në një vend normal, sot kryeministri duhej të ishte dorëhequr

21:44, 16/02/2023
A+ Aa A-

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, analisti Armand Shkullaku është shprehur se, në një vend normal, pas këtij skandali kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen.

‘Në një vend normal, sot po të ishim në një vend normal, kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen. Debati duhet të jetë sa e thellë është afera në dëmtimin e interesave të Shqipërisë.

Ky McGonigal, a është e vërteta se ka mashtruar biznesmenë të tjerë, a është e vërtetë që ka shantazhuar politikanë të ndryshëm, që ka tentuar të fusë kompani të vetat me interesa ruse.

Akt akuza është e qartë, kryeministri i një vendi përmendet 14 herë aty. Imagjinoni të dalë kancelari Scholz që ka pritur në mënyrë sekrete një shef të FBI-së, pa njoftuar SHBA, imagjinoni sikur Shrëderi të ketë dhënë informacione në SHBA, për të luftuar rivalët politikë.

Ne kemi akuzë që agjenti i FBI-së, ka marrë para për të dërguar përpara interesat e kryeministrit shqiptar, ai ka qenë deri në grykë në marrëdhënie sekrete me kryeministrin shqiptar’, u shpreh Armand Shkullaku në SYRI TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco