Rama: Nuk ka asnjë shans ta pranoj komisionin hetimor për McGonigal

Rama: Nuk ka asnjë shans ta pranoj komisionin hetimor për McGonigal

21:33, 16/02/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk do të pranojë kurrë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me çështjen McGonigal. Rama tha se ky është një abuzim nga ana e opozitës.

“Nuk ka aasnjë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë”, tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Përse nuk e pranoni komisionin hetimor për çështjen McGonigal?

Rama: Për çfarë ? Nuk jemi në pikën që unë pretendoj se ju merreni me trafik droge dhe unë hetoj. Kjo ndodhte në kohën e diktaturës, që unë ngre akuzën dhe pastaj kërkoheshin provat. Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse ky është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me çdo normë të lirisë dhe të drejtave të njeriut, me çdo normë të bashkëjetesës institucionale. Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam jo djali i Kristal Ramës, por djali i satanait. Këtë të drejtë ta mbajnë për vete dhe ata që ju besojnë t’i venë nga pas, por nuk kanë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë.
Fevziu: Mbi çfarë rregullore e refuzoni këtë komision?

Rama: Çdo gjë ka një cak.

Fevziu: Nuk do ta pranoni komisionin?

Rama: Nuk ka shans.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco