Gjykata liron protestuesit e arrestuar, Kalaja: PD nuk ndalet deri në rrëzimin e kryeministrit

Gjykata liron protestuesit e arrestuar, Kalaja: PD nuk ndalet deri në rrëzimin e kryeministrit

20:59, 16/02/2023
A+ Aa A-

Te ditë më parë, pas protestës së 13-shkurtit, dy anëtarë të Partisë Demokratike janë shoqëruar në Komisariat, pasi hodhën fishekzjarrë dhe tymuese.

Ndërkohë, ditën e sotme, aktivistja në mbrojte të Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja, në një video të postuar në “Facebook”, është shprehur se dy të ndaluarit janë të lirë dhe gjykata caktoi masën e sigurimit, jo arrestin me burg, por atë të detyrimit të paraqitjes.

"Ditën e sotme u zhvillua seanca gjyqësore për dy të ndaluarit të cilët morën pjesë në protestën e 13-shkurtit para Parlamentit.

Ashtu siç u evidentua në seancën e sotme, policia nuk kishte asnjë provë që implikonin këto të ndaluar në kryerjen e këtyre veprave penale. Prokurori kishte pakësuar veprat penale në ngarkim të dy të ndaluarve dhe sot gjykata u ngrit në lartësinë e detyrës duke marrë një vendim të drejtë, caktoi masën e sigurimit, jo atë të arrestit me burg, por atë të detyrimit të paraqitjes. Në këtë rast, doja të përgëzoja vendi,in e gjyqtarit dhe dua ti bëj një thirrje policisë së shtetit që të ndalojë këto masa represive dhe antiligjore, policia të zbatojnë detyrën dhe jo vendimet  paligjshme pasi është gjykata ajo që merret me këto çështje.

Këto shoqërime nuk intimidojnë protestuesit dhe Partinë Demokratike dhe opozitën që të vazhdojnë protestën deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ne do vazhdojmë dhe do jemi më të fortë. Sa më shumë të agravoni dhunën, shantazhin dhe presionin ndaj qytetarëve dhe partisë Demokratike, ne do të jemi aty, akoma më të fortë", u shpreh Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco