'Nga kreu i SHISH te 'McGonigal''/ Manjani: Rama kaloi vijën e kuqe, SHBA i dha një grusht të fortë!

20:37, 16/02/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një lidhje me skype për edicionin e orës 19:00 me Armela Ferko në Syri Tv tha se Edi Rama nuk gëzon më mbështetjen e politikës amerikane. 

Manjani sheh një lidhje mes çështjes së kreut të SHISH, ku Edi Rama shkarkoi Helidon Bendon dhe emëroi militantin e tij dhe shpërthimit të skandalit 'McGonigal', ku kryeministri është protagonist kryesor i aktakuzës së departamentit të drejtësisë. 

Ai tha se Edi Rama ka kaluar vijën e kuqe dhe SHBA i dha një grusht të rëndë Ramës si politikan, por që pasoja mund të ketë edhe për vendin. 

"Ne kemi SHISH vetëm në letër, prej vitesh, nuk është se na jep gjë. Shërbimet e huaja kanë bërë shërbime të jashtëzakonshme. Unë di, për shkak të funksioneve që kam patur, që na kanë shpëtuar edhe nga akte terroriste, duhet t'u jemi mirënjohës. Krejt papritur, ky dashnori i madh i Amerikës dhe amerikanëve, që nuk le vend pa thënë aleati, partneri, patritur gjendet nën sulm. Mos vallë ka kaluar vijën e kuqe ky? 

Drejtori i SHISH është larguar nga detyra pa ligj, në mënyrën më të shëmtuar, është përzënë nga zyra praktikisht. E paimagjinueshme. Këtu ka ndodhur. Ky shkon dhe vendos de facto këshilltarin e vet. Fakti që gjithë ky skandal që ka ndodhur prej vitesh shpërthen tani, të lë të kuptosh që ka lidhje me këto gjëra, nuk ka lidhje që do na e bëjë demokracinë Amerika, do na e bëjë korrupsionin Amerika, nuk është kjo. Unë besoj se kjo çështje, nëse këta do të ishin 'grurë' siç ka qenë, nuk do të shpërthente fare, do ta merrnin atë (McGonigal) për historinë me Rusinë, por jo për çështje të korrupsionit të shtetit shqiptar. Fakti që është ngritur atje, mendoj se është një grusht shumë i rëndë në stomakun e politikanit Edi Rama, por edhe për ne, ndaj shtetit shqiptar", u shpreh Manjani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco