VIDEO/ Rama u shfaq në Parlament në fund të seancës, Vasili: E tregoi që është një frikacak

19:54, 16/02/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar akuzat amerikane të dosjes 'McGonigal' në dresë të Edi Ramës. 

Kryeministri shkoi sot në seancë pak minuta para se ajo të mbyllej. 

Vasili u shpreh në një prononcim për mediat se e tregoi që është një frikacak. 

Gjithashtu, Vasili tha se mazhoranca po bën gjithçka për të penguar ngritjen e komisionit hetimor për Edi Ramën dhe lidhjet e tij me agjentin e arrestuar të FBI, McGonigal. 

"Ligji është në fuqi, nuk ka ndryshuar, ai ndryshon në momentin që këto ndryshime votohen në seancë plenare, gjë e cila nuk ka ndodhur", tha ai. 

Deklarata e Vasilit
Duhet ta dini që (ndjesë për gjuhën që po përdor) por mashtruesi i cili ishte pak sekonda më herët këtu para jush (Taulant Balla), e di shumë mirë që këta dashnorët e mëdhenj të zbatimeve të vendimeve të Kushtetutës, nuk kanë sot e kësaj dite prej një viti, që kanë bllokuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin për tubinat, që ju e njihni shumë mirë për ndryshimet e Kodit Penal që duhen berë. Dhe, të gjitha pretendimet janë thjeshtë dhe vetëm një mashtrim deri në ditën që ligji i komisioneve hetimore është në fuqi dhe është ai vetëm ai që rregullon punën dhe gjithçka është në funksion të frikës së tmerrshme të Edi Ramës i cili sot ka dhënë demostrimin më shembullor  të gjithë pluralizmit se si një kryeminstër frikacak, i zënë në një pozicion shumë të vështirë i shmang dhe i fsheh Parlamentit. U shfaq në sekondat e fundit në mënyrë të turpshme kur duhet të ishte për të ushtruar gjithë veprimtarinë e llogaridhënies në Parlament. 

Të gjitha alibitë për komisionet hetimore janë zero dhe janë thjeshtë dhe vetëm një mashtim. Por ju kujtoj se vednimi i Gjykatës Kushtetuese, ne kemi kërkuar prej gati një viti ndryshimet e tij dhe kjo shumicë banditësh nuk i ka shqyrtuar. Në rastin konkret të gjitha pretendimet jane vetëm për t’i dhënë kohë frikës së Edi Ramës. Për t’i dhënë kohë që të qetësohet nga ankthet e veta sepse nuk ka asnjë mudësi juridike që komisioni hetimor të mos ngrihet. 

Ligji është në fuqi, nuk ka ndryshuar, ai ndryshon në momentin që këto ndryshime votohen në seancë plenare, gjë e cila nuk ka ndodhur. Ju keni parë të gjithë seancën, qoftë edhe për detyrimin e shpjegimit të votës kundër, kërkuar nga zoti Bylykbashi dhe gjithë elementët e tjerë, ishte një horrllëk parlamentar që nuk ka asnjë lidhje me parlamentin. Përfundimisht, ky parlament nuk meriton të vazhdojë më punë sepse po bën të pamundur të kalojë hajdutërië e radhës siç ishin njëra pas tjetrës dhe edhe sot, kur ligjet financiare ishin të tilla në dikstuim ju e dini që këta janë futur në monitorim nga europa për shkak të shkeljes së çdo lloj procedure financiare dhe hapjes rrugë të pastrimit të pafund të parave.

Dhe të gjitha shkelje, njëra më e rëndë se tjetra, që kanë minuar ekonominë dhe fiskalitetin në këtë vend. Prandaj duhet të jemi të bindur të gjithë që thjeshtë dhe vetëm janë kthyer në shërbëtorë, në ‘puthakëmbësh’ të Edi Ramës për të qetësuar frikërat e tij që e patë si u shfaq. Komisioni hetimor është një detyrim i pakapërcyeshëm dhe do të ngrihet duan apo nuk duan këta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco