Ja prova/ Balla, gazetari i qeverisë e dinte që në vitin 2018 se Rama kishte paguar FBI-në kundër opozitës

Ja prova/ Balla, gazetari i qeverisë e dinte që në vitin 2018 se Rama kishte paguar FBI-në kundër opozitës

19:17, 16/02/2023
A+ Aa A-

Para pak ditësh, një nga dy gazetat më të rëndësishme në SHBA, ‘Washington Post’, lajmëronte se kryeministri Edi Rama nuk ka korruptuar vetëm agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Në skemë janë të përfshirë edhe agjentë të tjerë, shkruante ajo.

Një prej tyre është Mark Rossini, kurse tjetri është Lou Bladel, që ka shërbyer në postin e shefit të kundërzbulimit të FBI në Nju Jork përpara se këtë detyrë ta merrte Charles McGonigal.

Madje Bladel mori një kontratë të majme prej 375 mijë eurosh nga qeveria e Edi Ramës, një kontratë problematike sipas një gjetje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Edhe Bladel u përdor kundër opozitës shqiptare. Madje këtë fakt e zbulonte me krenari gazetari i qeverisë, Sokol Balla.

Në tetor të vitit 2018, ai lajmëronte me krenari se Bladel është njeriu që po heton dosjet e korrupsionit dhe akuzat e opozitës.

“Burimet: ish-agjenti i FBI, Lou Bladel që përgjoi David Petraeus dhe Eduard Snowden, në krye të grupit investigatv që po heton dosjet e korrupsionit dhe akuzat e opozitës,” shkruante Balla më 8 tetor të atij viti.

Në dosjen hetimore të Departamentit të Drejtësisë për rastin e Charles McGonigal, thuhet se ky i fundit është takuar të paktën katër herë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Në dy raste, Rama është takuar dhe ka darkuar në SHBA më McGonigal. Në një rast ka darkuar në Nju Jork dhe në rastin tjetër në Uashington.

Por në darkën e Uashingtonit më 4 mars të vitit 2018, përveç McGonigal dhe Agron Nezës, i pranishëm ka qenë edhe një ish-agjent special i FBI. Kështu thuhet në dosjen amerikane të Ramës. Bëhet fjalë për ish-agjentin special, Lou Bladel.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bela16/02/2023 19:40

Kishte të drejtë ai Muhamet Omari qe zha që E dëgjova Ballën në New York duke ecur që :- kemi paguar miliona dollarë për të shpallur non grata Berishën

Shto koment

Denonco