'McGonigal'/ Bylykbashi: FBI do pastrojë veten, Rama e di që është thellësisht i zhytur në këtë batak

'McGonigal'/ Bylykbashi: FBI do pastrojë veten, Rama e di që është thellësisht i zhytur në këtë batak

19:11, 16/02/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi deklaron se Edi Rama është strumbullari i dosjes së Charles McGonigal. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, Bylykbashi tha se pa Edi Ramën nuk do të ekzistonte dosja e Uashington D.C për ish-zyrtarin e FBI. 

Gjithashtu, Bylykbashi paralajmëroi se do të dalin të tjera fakte dhe prova, ndërsa shtoi se Rama e ndjen veten thellësisht të zhytur në aferë. 

"Rama është strumbullari, pa të nuk ekziston dosja e Uashingtonit për McGonigal. Ky skandal ka tronditur një nga kollonat që të gjithë amerikanët i besojnë, FBI-në. FBI ka të gjithë potencialin e vet për të pastruar veten, por në këtë përpjekje të jashtëzakonshme që do të bëjë FBI do të nxjerrë shumë të pa lara ku Edi Rama është pjesë e saj. Rama rri në heshtje dhe praktikisht duke treguar se e ndjen veten thellësisht të zhytur në këtë batak. Ne do të bëjmë të gjithë hapat e nevojshëm me protesta dhe protesta të tjera, por në fund fare e kemi thënë qartë, ne vijmë në pushtet me votë", u shpreh ai.  

Bylykbashi tha gjithashtu se mazhoranca po shkel Kushtetutën duke penguar hetimin parlamentar, ndërsa e konsideroi të paprecedentë paralajmërimin e socialistëve se do të pezullohet ligji për komisionet hetimore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco