Skandali 'McGonigal'/ Erl Murati: Rama shmang Parlamentin se nuk e di çfarë përmban dosja për të, dyshon që...

18:34, 16/02/2023
A+ Aa A-

Mediat amerikane nxjerrin çdo ditë fakte të reja për megaaferën Rama-McGonigal. 

Që prej shpërthimit të këtij skandali, Edi Rama ka shmangur daljet publike dhe injoruar kërkesat e opozitës për llogaridhënie para Parlamentit. 

Gazetari Erl Murati tha në Task Force me gazetaren Sonila Meço se Rama ka dyshime për elementët e aktakuzës dhe nuk e di konkretisht se çfarë përban dosja për të. 

Sipas tij, kryeministri i druhet asaj që mund të thotë gjë e cila më pas mund të përdoret kundër tij. 

"Tashmë është fakt, Rama heziton të flasë para Parlamentit se nuk do të japë detaje për çështjen McGonigal. Personalisht do të ishte më pak entuziast për afatin e ri 2 mars që kryeministri të japë shpjegime, se pak javë më parë prisnim të shkonte në Kuvend dhe dërgoi ministren e Shtetit Spiropali. Përsa kohë ndodh, kam të drejtë të jem skeptik se ka 4 seanca që nuk shkon në Parlament, unë besoj që nuk ka më dyshime, Rama nuk shkon në Parlament dhe të japë shpjegime për çështjen McGonigal sepse dyshon që mund të thotë diçka që të përdoret kundër tij në të ardhmen dhe ai nuk e di çfarë përmban dosja. Ne e kemi lexuar atë dosje, elementë të saj, aty flitet për dëshmi konkrete, përgjime, survejime të bisedave të kryeministrit me McGonigal, ne nuk e dimë çfarë mund të ketë në këtë dosje më tej të detajuar. Këtë dyshim që kemi ne e ka edhe Rama, i cili ka zgjedhur që hë për hë të bëjë këtë rolin dhe të mos zbatojë detyrimin kushtetues që ka për të dhënë llogari para parlamentit dhe shëtit studio më studio", u shpreh ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco