VIDEO/ 'Çfarë lidhje ka bashkëshorti juaj me...' Kryemadhi 'gozhdon' ministren e Ramës

18:29, 16/02/2023
A+ Aa A-

Deputetja Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në seancën plenare në Kuvend ka reaguar ashpër kundër Ministres së Financave,  Delina Ibrahimaj, ku i ka kërkuar të tregojë të vërtetën mbi lidhjet që ka bashkëshorti i saj me kompaninë e përmbarimit dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Në fjalën e saj Kryemadhi shtroi pyetjen drejtuar Ibrahimajt: Cila është lidhja  e bashkëshortit tuaj me kompaninë e përmbarimit dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Dorëheqja juaj, a u pranua kur ndodhi ky fakt?

Ndërkohë, ministrja ka refuzuar ti përgjigjet kësaj pyetje duke e cilësuar si një çështje e cila nuk ka lidhje me rendin e ditës.

“Kjo është një pyetje jashtë rendit të ditës, ne nuk marrim përsipër të bëhemi hetues dhe prokurorë për çështje që janë në hetim. Nuk marr përsipër të zgjidh hallet tuaja në këtë seancë, pasi të shprehet gjykata dhe prokuroria, atëherë do të flasim dhe ne për këtë”, u shpreh ministrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco