VIDEO-SYRI TV/ Aferat e ish-shefit të FBI-së, Insider: Takimi McGonigal-Deripaska në Londër

16:38, 16/02/2023
A+ Aa A-

Ndërsa afera Rama-Mcgonigal vijon të thellohet, Business Insider ka publikuar një tjetër detaj ekskluziv për lidhjet e ish-zyrtarit të FBI-së me oligarkët rusë. Sipas Buisness Insider, autoritetet britanike kanë qenë në dijeni të një takimi në Londër më 2018 mes Mcgonigal dhe një kontakti rus, që tashmë dyshohet të jetë Oleg Deripaska.

Nga SYRI TV

Buisness Insider publikon një tjetër ekskluzive për aferat e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles Mcgonigal, pjesë e të cilave ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Por këtë herë, Business Insider ka hetuar takimet e fshehta mes Mcgonigal dhe oligarkut rus Oleg Deripaska.

Me sa duket në 2018, Mcgonigal udhëtoi për në Londër ku u takua me një kontakt rus i cili ishte nën vëzhgim nga autoritetet britanike. Burimet e inteligjencës amerikane thanë për Business Insider se FBI më pas e përdori takimin e fshehtë si bazë për të hapur një hetim ndaj Mcgonigal por nuk specifikuan identitetin e kontaktit që ai takoi në Londër.

Nga ana tjetër, në një prej aktakuzave të Mcgonigal theksohet se ish-kreu I FBi-së udhëtoi për të takuar Derpaskën në rezidencën e këtij të fundit në Londër dhe në Vjenë.

Aktakuza nuk thotë saktësisht se kur u zhvilluan këto takime por Business Insider shkruan se pavarësisht nëse takimi ndodhi para ose pasi McGonigal të dorëhiqej nga FBI në shtator të 2018, ai sugjeron një marrëdhënie serioze dhe të zgjeruar pasi sipas burimeve të prestigjiozes amerikane, të tilla takime nuk ndodhin rastësisht dhe ka arsye të besojnë se ishin konsistente.

Aktakuza e Mcgonigal në Ëashington heton lidhjet e tij me oligarkun rus Deripaska.

Mbi Mcgonigal, ndër të tjera, rëndon akuza se ka marrë para për nga Oleg Deripaska, një oligark rus i sanksionuar në SHBA, në këmbim të hapjes së hetimit për një prej rivalëve rusë të Deripaskës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco