Skandali i FBI-së në Ballkan vazhdon të përhapet

Skandali i FBI-së në Ballkan vazhdon të përhapet

15:18, 16/02/2023
A+ Aa A-

Nga John Schindler*

Të hënën paraqita një raport që zbulonte se skandali i sikletshëm i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) që rrethon ish-yllin e saj të kundërzbulimit, Charles McGonigal, i akuzuar për korrupsion, është shumë më i keq nga sa kanë pranuar Departamenti i Drejtësisë dhe media.

Teksa ende shërbente si zyrtar i lartë i FBI-së më 2017, ai u bë partner i kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe i Partisë Socialiste në pushtet. Në cilësinë e zyrtarit të lartë të FBI-së, besohet se McGonigal të ketë zhvatur shqiptarë të pasur në një lloj skeme mashtruese mbrojtjeje në të cilën ai premtonte t’i mbronte oligarkët nga sanksionet e SHBA në shkëmbim të ryshfeteve të mëdha. Shuma e bërë nga McGonigal nga kjo shkon te 32 milion dollarë (të cilën besohet se i ka ndarë me partnerët). Raportova edhe se McGonigal i zhvati Shefqet Kastratit, biznesmeni më i madh i naftës në Shqipëri, 12 milion euro më 2017.

Pas kësaj, përfaqësuesit e Kastratit kontaktuan Washington Examiner për të mohuar me forcë pretendimin. Atje aktet e denja për mafian të McGonigal, në bashkëpunim me qeverinë në Tiranë, kanë pushtuar faqet e para.

Akuzat vazhdojnë të shtohen për zhvatjen e biznesmenëve të pasur nga Ballkani nga ana e McGonigal, duke përdorur pozicionin e tij në FBI si pikë mbështetjeje për mashtrimin.

Ka raportime edhe se aleati i Ramës, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ka paguar McGonigalit 8 milion euro për të siguruar shpalljen non grata nga Washingtoni të Ylli Ndroqi. Ndroqit iu sekuestrua perandoria mediatike nga socialistët më 2020 mes akuzave për trafik droge dhe pastrim parash – të cilat janë të njëjtat gjëra për të cilat qeveria e Ramës akuzohet gjerësisht se është e përfshirë.

Tani del një tjetër lajm në median shqiptare për operacionin e zhvatjes nga McGonigal, në këtë rast në dëm të oligarkut Pëllumb Salillari, një nga “oktapodët e mëdhenj të korrupsionit” në Shqipëri. Pretendohet se Salillari i ka paguar McGonigalit 5 milion euro për të përmirësuar reputacionin e tij në Washington, ku vlerësohet se ka lidhje kriminale. Ky ishte një tjetër ryshfet i madh për të blerë mbrojtjen e McGonigal nga qeveria amerikane.

Në shkrimin e së hënës vija në dukje se McGonigal kishte tentuar zhvatje të ngjashme në vende fqinjë midis shqiptarëve etnikë dhe edhe kjo është përmendur nga media lokale. Ngjitur me Shqipërinë, në Kosovë, ka raportime se, përmes një ndërmjetësi me ndihmën e Agron Nezës, McGonigal frikësonte biznesmenë lokalë me kërcënimin se ishin në “listën e zezë” të Washingtonit, nga e cila zyrtari i FBI-së premtonte t’i hiqte kundrejt pagesës së duhur.

Ai thonë raportet: “Ata kishin dokumente origjinale nga personi i FBI-së, nga McGonigal; ata vetëm sa ndryshonin emrat në to dhe i përdornin për t’ua treguar njerëzve duke iu thënë se do të futeshin në listën e zezë të SHBA dhe nëse paguanin mund të parandalohej”.

Mashtrimi ishte i guximshëm: “McGonigal kishte akses në listat origjinale të përdorur për listimin e rusëve nga SHBA. Ata i morën këto lista dhe i ndryshuan emrat (rusë) me emra shqiptarë. Personi i FBI-së në Tiranë, partnerët e tij, kishin dokumente që dukeshin në rregull nga ana ligjore, me logon e FBI-së, të cilat ua paraqisnin biznesmenëve lart e poshtë për të cilët dyshonin se bënin gjëra që mund t’i fuste në listën e zezë të SHBA. Më pas rregullonin një takim me personin e FBI-së, zakonisht në Vienë, ku biznesmenët e trembur inkurajoheshin t’u paguanin partnerëve 1 deri në 5 milion”.

Ky pretendim nuk mund të verifikohet, por mund të vërtetoj se mashtrimi – duke iu treguar shqiptarëve të pasur dokumente të FBI-së të modifikuara me emrat e tyre në to – është e njëjta mënyrë veprimi me të cilën burimet e mia shqiptare më thanë se McGonigal dhe rrjeti i tij provoi t’u bënte shantazh. Vini re se akuzat për Kosovën pretendojnë për përfshirje të atasheut ligjor të zyrës së FBI-së në Tiranë, çka, nëse është e vërtetë, do të thotë se problemi i korruptimit në Byro është shumë më i madh se McGonigal.

Tani kemi raportime të shumta që tregojnë të njëjtën histori: Charles McGonigal, ndërsa shërbnte ende në FBI, madje duke qenë një nga zyrtarët më të lartë, iu bënte shantazh biznesmenëve nga Ballkani për miliona dollarë në bashkëpunim me politikanë lokalë të korruptuar. Këta akuza janë ose të vërteta ose false. Meqenëse McGonigal është paditur tashmë nga Departamenti i Drejtësisë për korrupsion, nuk është e vështirë të besohet se ka bërë edhe më tepër nga sa akuzohet në gjyq.

Sa më shpejt, Kongresi duhet të shtrojë shumë pyetje, pasi korrupsioni i McGonigal mund të ketë infektuar edhe shumë zyrtarë të tjerë të FBI-së.

*John R. Schindler ka shërbyer si analist i lartë i dhe oficer kundërzbulimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) të SHBA.

Marrë me shkurtime nga gazeta "Washington Examiner"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco