SYRI TV/ Berisha: Kjo protestë nuk është për PD, është një lëvizje e fuqishme shqiptare!

14:42, 16/02/2023
A+ Aa A-

Opozita ka protestuar sërish para parlamentit për refuzimin e Edi Ramës që të japë llogari për skandalin e tij me Mcgonigal. Mijëra qytetarë dolën në mbështetje të opozitës, duke ndjekur punimet e Kuvendit nga jashtë së bashku me deputetët e përjashtuar. Nga podiumi i protestës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se ky nuk është revolucioni i PD-së, por i çdo shqiptari që do t’i thotë JO, McGonigalëve e diplomatëve të korruptuar, për të marrë në dorë fatet e vendit.

Nga SYRI TV

Qindra qytetarë kanë protestuar sërish sot para Kuvendit, pas refuzimit që kryeministri Edi Rama i bën opozitës për t’u përballur me llogaridhënien në seancën parlamentare për skandalin McGonigal.

Qytetarët kanë dalë në mbështetje të deputetëve të opozitës, që u përjashtuan nga mazhoranca, pasi refuzuan që të vijojnë punimet e Kuvendit, pa pranuar më parë kërkesën e tyre për mocion. Nga podiumi i vendosur jashtë parlamentit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se kjo protestë nuk është protestë për Partinë Demokratike, por revolucion i fuqishëm i çdo shqiptari.

Me tej Berisha solli në vëmendje edhe vjedhjet e fondeve nga Kryeministri Edi Rama dhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, nisur nga afera e inceneratorëve e deri tek vjedhja e fondeve për rrugët e shkollat.

Lideri i opozitës u ndal tek korruptimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, por sipas Berishës, ai kreu tradhti ndaj vendit të tij e duhet të përgjigjet, por shqiptarët duhet t’i japin përgjigjen e merituar edhe çdo diplomati të korruptuar nga Edi Rama për interesat e pushtetit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco