VIDEO-SYRI TV/ Protesta e opozitës para parlamentit, Topalli: Edi Rama po përze të rinjtë nga vendi

13:08, 16/02/2023
A+ Aa A-

Në protestën e opozitës këtë të enjte ka folur ish-Kryetarja e parlamentit dhe anëtarja e Partisë Demokratike  Jozefina Topalli. Në fjalën e saj para qytetarëve Topalli risolli në vëmendje shpopullimin e vendit nga ana qeverisë, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që më datën 3 mars të mblidhen në protestën më të madhe opozitare. 

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Tritan Shehu, u shpreh se Edi Rama përjashtoi deputetët nga parlamenti, por formoi parlamentin e popullit. 

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u shpreh se qytetarët nuk mund të drejtohen nga McGonigalët. 

Ndërsa deputetja Ina Zhupa bëri një paralelizëm mes deputetëve të opozitës dhe atyre të qeverisë.  Zhupa u shpreh se deputetët opozitarë takuan popullin dhe u futën në parlament, ndërsa ata të Edi Ramës hyn në Kuvend duke u fshehur në rrugë dytësore.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco