SYRI TV/ Kreu i PL në protestën e opozitës, Meta: Do të marrë fund drejtësia me regji

13:05, 16/02/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë protestës përpara Kuvendit ka akuzuar qeverinë se ka kapur drejtësinë dhe ka masivizuar korrupsionin dhe vjedhjet. Meta u shpreh se janë pikërisht socialistët ata të cilët do t’i japin goditjen përfundimtare sistemit të ndërtuar nga kryeministri Edi Rama.

Nga SYRI TV

Në Kuvend do të vendoset llogaridhënia: Kështu u shpreh kreu i Partisë së Lirisë përpara protestuesve këtë të enjte. Meta akuzoi qeverinë se ka vendosur traun kudo, ka kapur drejtësinë e ka kthyer vendin në parajsë fiskale.

Meta solli në vëmendje edhe largimet masive të shqiptarëve, duke bërë fajtore të drejtpërdrejtë qeverinë dhe korrupsionin masiv.

Edhe mbajtja peng e vulës së Partisë Demokratike, sipas Metës është tregues sesa e pambrojtur është prona private e shqiptarëve.

Në mbyllje të fjalës së ti, Meta tha se janë pikërisht socialistët e ndershëm ata që do t’i japin goditjen përfundimtare qeverisë së Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco