‘Vendi s’ka pasur asnjëherë lidera dhjaksa’/ Alizoti: Rama ose ta mbajë këtë pushtet ose ta lërë

‘Vendi s’ka pasur asnjëherë lidera dhjaksa’/ Alizoti: Rama ose ta mbajë këtë pushtet ose ta lërë

12:28, 16/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti deklaroi nga Kuvendi se ndërsa kryeministri Edi Rama përmendet në dosje për skandalin ”McGonigal”, 14 herë, në parlament nuk vjen për interpelancë.

Alizoti tha se “ky vend nuk ka pasur asnjëherë lidera dhjaksa”, ndërsa tha se parlamenti është “mbushur me servila” dhe emri i Shqipërisë është njëllosur.

Teksa sulmoi Ramën, deputeti demokrat theksoi se nëse ai nuk vjen në seancë, duhet të zgjidhet një kryeministër tjetër.

Alizoti: Pas një kohe të gjatë po arrij të them dy fjalë, ju duhet të dini që nuk ka parlament në botë ku kryeministri figuron 12 herë a 14 herë në hetim dhe nuk guxon të vijë asnjëherë për interpelancë, ky vend nuk ka pasur asnjëherë lidera dhjaksa, nëse ke kurajo eja përballu, këtu ka një krizë sepse kryetari i qeverisë nuk ka guxim të vijë në parlament, ka një krizë ku njolloset emri i Shqipërisë, ai që iu dilte njerëzve në telefona laj duart, ai duhet të vijë këtu se e keni mbushur parlamentin me servila, emri i Shqipërisë përmendet në botë.

Ai duhet të vijë t’i përgjigjet shqiptarëve. Mos të marrë guxim të vijë këtu? Turp. Ai që fliste nëpër telefona, lani duart dhe menderen. Nuk bëhet shteti me mendere. Është krizë institucionalë. Ose ta mbajë këtë pushtet, ose ta lërë. Ose merrni 5 minuta pushim dhe zgjidhni një kryeministër tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco