Felaj, pas votimit mes protestave: Mocioni me debat për aferën McGonigal, më 2 mars në Kuvend

Felaj, pas votimit mes protestave: Mocioni me debat për aferën McGonigal, më 2 mars në Kuvend

12:26, 16/02/2023
A+ Aa A-

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, njoftoi në mesditë nga salla e parlamenti se mocioni me debat për aferën McGonigal të kryeministrit Edi Rama do të zhvillohet më datë 2 mars. "Kërkesa është pranuar dhe kryeministri do të jetë në debatin që zhvillohet më datë 2 mars", sqaroi më tej.

Njoftimi u bë në kulmin e protestave të deputetëve të opozitës brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, pasi Felaj e hodhi në votim të hapur me karton. Në mes të revoltës dhe zhurmave të bilbilave dhe foltores së bllokuar nga deputetët e opozitës, Felaj synoi të vazhdojë procedurën:

“Kërkuat që pjesë e rendit të ditës të jetë mocioni me debat. Meqënëse kryetarët e Grupeve parlamentare nuk janë mbledhur për ta caktuar ditën e zhvillimit të kësaj, me cilësinë e Nënkryetares së Kuvendit ju propozoj një datë të mbajtjes së mocionit me debat që është edhe brenda afatit, 30 ditë brenda paraqitjes së kërkesës.

Kërkesa për mocion me debat është paraqitur më datë 2 shkurt. Është protokolluar më datë 3 shkurt, që do të thotë se brenda datës 2 mars ne duhet ta zhvillojmë. Kush është dakord për këtë propozim? Votojeni hapur.

Kush është dakord që mocionit me debat që i janë bashkuar edhe interpelanca dhe të gjitha pyetjet për të njëjtën çështjen, do të zhvillohet më datë 2 mars. Kush është dakord?Votohet me karton.

(Bilbilë dëgjohen në seancë)

Mocioni me debat sëbashku me interpelnacën urgjente do të mbahet në datën 2 mars,” vendosi Felaj. 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco