Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Skandali në Kuvend/ Byroja mblidhet me urgjencë për të lënë në fuqi përjashtimet e deputetëve të PD

Skandali në Kuvend/ Byroja mblidhet me urgjencë për të lënë në fuqi përjashtimet e deputetëve të PD

10:42, 16/02/2023
A+ Aa A-

Byroja e Kuvendit u mblodh me urgjencë përpara nisjes së seancës parlamentare dhe vendimi dihej.

Ata lanë në fuqi përjashtimin e deputetëve demokratë.

Më herët, deputetët demokratë ishin ankimuar për vendimin e përjashtimit.

Ankimi i tyre bënte të mundur që deputetët të jenë të pranishëm në sallën plenare.

Ky përjashtim i deputetëve demokratë është cilësuar një skandal, ndërsa qëllimi ka qenë që në sallë të mos ketë opozitë për të diskutuar për skandalin më të rëndë, atë të lidhjeve mes Edi Ramës dhe agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Ndërkohë seanca nuk drejtohej nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, për të cilën opozita ka kërkuar ndëshkim.

Seanca drejtohet nga nënkryetarja Ermonela Felaj, e cila sqaroi se Nikolla nuk do jetë në drejtim derisa të sqarohet ankimi kundër saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco