Deputetët demokratë kanë ankimuar vendimin për përjashtimin e deputetëve nga seancat plenare.
Sipas tyre, rregullorja e Kuvendit parashikon që deputeti i përjashtuar mund të ankohet në Byronë e Kuvendit.
Ky ankim e pezullon përjashtimin në mënyrë të menjëhershme.
Deri në vendimmarrjen nga Byroja e Kuvendit, çdo deputet është i lirë të marrë pjesë në seancat.
Ligjërisht, deputetëve nuk mund t’u refuzohet hyrja sot në Kuvend.
Deputetët ankimues janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Belind Këlliçi.
Edhe nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi tha se vendimi për ankimimin mbështetet te neni 65/3 i rregullores së Kuvendit. Sipas tij, deputetët nuk duhen penguar që të marrin pjesë në seancë.
Sipas tij, kërkesa i është drejtuar Kuvendit dhe Gardës së Republikës.


© SYRI.net