SYRI TV/ Dy standardet e ambasadores amerikane Yuri Kim për drejtësinë

09:34, 15/02/2023
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka refuzuar sërish të sqarojë nëse ka pasur dijeni mbi vizitat e Charles McGonigal në Shqipëri dhe takimet e tij me Edi Ramën. Pas pyetjes së përsëritur për të disatën herë nga Syri TV, ambasada ka sqaruar se për këtë çështje duhet kërkuar përgjigje nga Departamenti i Drejtësisë. Insistimi i gazetarëve për një prononcim nga ambasadorja erdhi pas raporteve dhe sjelljes së ambasadores me drejtësinë shqiptare, ku në të shkuarën ka deklaruar se këto ndërhyrje kanë qenë ndikim pozitiv

SYRI TV

Ambasada amerikane në Tiranë ka refuzuar sërish të flasë mbi skandalin Mcgonigal-Rama dhe udhëtimet e ish-zyrtarit të FBI në Shqipëri. Megjithëse është kthyer në protagoniste me deklarata të forta në skenën politike shqiptare dhe me qëndrime sistematike për punën e drejtësisë shqiptare, ambasadorja Yuri Kim ka përdorur një tjetër standard kur bëhet fjalë për drejtësinë amerikane.

Pas ripërsëritjes për të disatën herë të pyetjes nga Syri TV dhe pas dy emaileve të drejtuara në adresë të ambasadës amerikanë, zëdhënësi i ambasadës së SHBA, përcolli për Syri TV qëndrimin e ambasadores Yuri Kim, duke thënë se për këtë çështje, pyetjet duhet t'i drejtohen Departamentit të Drejtësisë dhe jo ambasadës në Tiranë. 

Por teksa për veprimet e drejtësisë amerikane, ambasadorja nuk pranon të komentojë, kur flitet për drejtësinë shqiptare, standardi është krejt i ndryshëm. Kanë qenë të shumta rastet kur ambasadorja Yuri Kim ka folur mbi hetimet, arrestimet apo vendimet e drejtësisë shqiptare, e jo në pak raste u është kërkuar prokurorëve që të reagojnë me nisje hetimesh apo me vendime nga ana e gjyqtarëve. E madje këto ndikime janë pranuar nga vetë ambasadorja, duke i konsideruar si ndikim pozitiv për drejtësinë.

Por teksa në Shqipëri këto konsiderohen si ndërhyrje positive, kur bëhet fjalë për këtë skandal e për drejtësi amerikane, e veprime të dyshimta në tokë shqiptare, ambasadorja shmang çdo koment, minimalisht sqarimin nëse ambasada e SHBA në Tiranë ka pasur dijeni apo ka pasur përfaqësues në takimet e kryeministrit shqiptar me zyrtarin e FBI Charles McGonigal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco