Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Protestë dhe fushatë/ Belind Këlliçi: Do ta mund Erion Veliajn

Protestë dhe fushatë/ Belind Këlliçi: Do ta mund Erion Veliajn

00:46, 14/02/2023
A+ Aa A-

Në protesta apo në fushatë? Për kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, njëri aksion nuk e pengon tjetrin.

“PD është bërë parti multitasking, kryen disa aktivitete politike njëkohësisht, pasi ky i tanishmi është një aksion i ndërthurur. E rëndësishme është që kemi mundur brenda një kohe të shkurtër ta bëjmë PD-në një parti që gjatë gjithë kohës gjallon”, – tha Belind Këlliçi në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”.

Kandidati i opozitës për Tiranën beson se protestat kanë mundësuar që çdo shqiptar të njihet me skandalin e korruptimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së nga kryeministri Rama.

McGonigal është një rast ulëritës që kërkon transparencë dhe patjetër që qytëtarët duhet të ngrihen për të parë të ëvrtetën se çfarë ndodh me paratë tona dhe cila është fuqia korruptive e këtij sistemi korruptiv, ku në krye është kryeministri. Çdo protestë që ka një kauzë të drejtë, është një lajm i mirë“, tha Belind Këlliçi.

Është e vërtetë se protestat në 2 apo 3 dekadat e fundit, mbase nuk kanë qenë gjithmonë efektive, por kemi patur gjatë kësaj kohe çdo tentative për të shuar opozitën, për të shuar nervin e protestës dhe për të mësuar qytetarët me ndjesinë e pafuqisë për të bërë ndryshimin”- u shpreh Belind Këlliçi, i cili në 14 maj do të sfidojë Erion Veliajn në garën pë bashkinë e Tiranës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco