Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Deklaratat për videot erotike të McGonigal, Berisha: Janë të vërteta, kush i filmoi

Deklaratat për videot erotike të McGonigal, Berisha: Janë të vërteta, kush i filmoi

23:59, 13/02/2023
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Sali Berisha përsëriti mbrëmjen e sotme në një emision televiziv se videot erotike në Tiranë të ish-shefit të FBI-së në Nju Jork Charles McGonigal janë të vërteta.

Ai la të kuptohet se videot janë filmuar nga punonjës së shërbimit sekret të vendit.

Duke folur për kërkesën e deputetëve të PS për përjashtimin e tij nga parlamenti për deklarata që i ka bërë jashtë kësaj salle, ai tha se kjo ndodh vetëm në diktaturë.

“Që në parlament të propozojë përjashtimin e deputetit pse ka fol në konferencë shtypi jashtë parlamenti, kjo në histori ndodh kurrë veç me këtë parlament”, u shpreh ai.

“Rama është i pafatë për të parandaluar tmerrin e lidhjeve me Mcgonigal. Nxori sot zonjat dhe unë fillimisht ju them me sinqeritet ‘çfarë po flasin’. Kur mora vesh se e kishin për deklarata të ditës së premte në plan të parë, kjo ishte përpjekje e Ramës për të paraqitur si një turist seksi McGonigal dhe për të injoruar gjithë problemet e tjera. Ajo deklaratë sado duket qesharake, e paimagjinueshme ishte e porositur. Qëllimin e parë, e thashë. Të dytin nuk e them”, tha Berisha në emisionin “Top Story”.

Pyetje: Ka video të tilla?
Sali Berisha: Atë që mund t'u them është se këta kanë rikthyer eksponentët më kryesorë të sigurimit të shtetit në shërbim. Dhe ata këtë punë bëjnë. Dhe e vërteta është këto s’janë histori të stisura, por reale. Dhe habia ishte se s’kisha përmend asnjë emër të asnjë zonjë të PS apo qeverisë. Problemi është se si merrnin përsipër ato të ngriheshin aty si njeriu që ka mizën jashtë veshit, dhe kjo s’më vinte mirë. 

Pyetje: Pse citohen video të tilla?
Sali Berisha
: Vendi ka interesa kombëtare shoqërore, nëse këto momente janë shprehje të korrupsionit erotik, atëherë unë i denoncoj ato. Unë kam mbrojtur interesin e vendit tim se nëse McGonigal e korruptoi me para, ndonjëherë McGonigal tjetër e ka korruptuar me këto dhe me ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco