'Skandali 'McGonigal' i pamundur të mbyllet'/ Bylykbashi: Rama do kthehet në 'lebrozë politike' për SHBA-të

21:17, 13/02/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi dha arsyet në 'Çim Peka Live' se pse skandali Rama-McGonigal është e pamundur të mbyllet. 

Numri dy i PD deklaroi se kryeministri shumë shpejt do të shndërrohet në 'lebrozë politike' për SHBA-të. 

"Po të shihni deklaratën e drejtorit të FBI, është një deklaratë që ka siklet brenda. E vetmja mundësi për FBI është që t'i shkojë deri në fund, që të pastrohet edhe vetë. E do të nxjerrë akoma të tjera çështje. Tashmë kemi aktakuzë formale. Prokurorët kurrë nuk çojnë në gjykatë një dosje pa qenë mjaftueshëm të bindur që çështja do të jetë e suksesshme. Kongresi i SHBA ka nisur hetimin, kanë ngritur një komision dhe do t'i shkojnë goxha fort kësaj çështje përpara. Mediat më prestigjioze jo vetëm në Amerikë, por në botë, New York Times, Washington Post, CNN. Të gjitha këto faktorë bashkë do e bëjnë të pamundur që kjo çështje të mbyllet, por do të dalin çdo ditë, siç po dalin elemente. Shumë shpejt Rama do të jetë një lebrozë politikë për ambientet e politikës së Uashingtonit dhe kjo do të transmetohet dalëngadalë, edhe pse është kryeministri i një vendi aleat", u shpreh Bylykbashi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco